LEGALIZIMET në 5 vite/ ALUIZNI publikon SHIFRAT për Korçën dhe Beratin (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 11-10-2018 LEGALIZIMET në 5 vite/ ALUIZNI publikon SHIFRAT për Korçën dhe Beratin (VIDEO)

ALUIZNI vazhdon bilancin e shifrave të legalizimeve në 5 vite.

Këtë herë janë publikuar shifrat për qarkun e Korçës dhe qarkun e Beratit që nga viti 2013 e deri sot.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme, procesi i legalizimeve po fillon të hyjë në fazën e përmbylljes së tij, ndaj një përmbledhje e punës qark pas qarku, shërben për të bërë një bilanc të këtij 5-vjeçari.

Kështu, referuar shifrave të publikuara në faqen zyrtare të ALUIZNI-t rezulton se:

Në qarkun Korçë që prej nisjes së procesit të legalizimit janë kryer gjithsej 4876 leje legalizimi, 82% të të cilave janë kryer në vitet
2014-2018.
Nga Janari 2018 deri në gusht janë kryer 1126 leje legalizimi, vit që shënon edhe shifrën rekord më të lartë të këtij procesi.
Deri në vitin 2014, në qarkun juglindor ishin kryer vetëm 842 legalizime, për shembull në vitin 2010 vetëm 85 objekte informale morën lejen e legalizimit.
Nga 4876 leje legalizimesh të dhëna gjithsej në Korçë, 4034 janë dhënë në 5 vitet e fundit.

Qarku Berat

Në Berat në 5 vitet e fundit janë legalizuar 65 % e gjithë objekteve të legalizuara në këtë qark që prej nisjes së këtij procesi. 
Ndësa vitin 2010 në këtë qark vetëm 113 objekte morën leje legalizimi, në vitin 2017 u legalizuan 807 të tilla, ky është edhe viti me numrin më të lartë.
Nisëm në vitin 2014 me 152 leje, më 2015 me 998 leje, në vitin 2016 me 750 leje dhe në vitin 2017 me 978 leje. Nga janari deri në gusht të vitit 2018 në Berat janë kryer 660 legalizime objektesh informale. 
Në 5 vite të punës sonë në qarkun Berat janë dhënë 2644 leje legalizimi.

VIDEO QARTËSUESE:

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër tërmet lëkund vendin, ku u zhvendos epiqendra
Meta mesazh ngushëllues për vdekjen e Fatos Arapit, kujton takimin me poetin kur ishte 20 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.021692991256714
array(1) { ["section"]=> string(82) "legalizimet-ne-5-vite-aluizni-publikon-shifrat-per-korcen-dhe-beratin-video-137404" }