Legalizimet/ Rama në Kavajë: Hapim një faqe të re të rilindjes urbane

Publikuar tek: politike, më 16:13 23-01-2015 Legalizimet/ Rama në Kavajë: Hapim një faqe të re të rilindjes urbane

Sipas kryeministrit, sot hapet një faqe e re e rëndësishme e rilindjes urbane dhe paralelisht me legalizimin është zgjatur edhe koha e afateve për vetëdeklarimet

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Kavajës, ku ka shpërndarë lejet e legalizimeve falas për banorët e këtij qyteti. Rama është shprehur se janë kryer 500 legalizime në më pak se një vit, duke bërë realitet atë që nuk është bërë në këto 20 vite.

Sipas kryeministrit, sot hapet një faqe e re e rëndësishme e rilindjes urbane dhe paralelisht me legalizimin është zgjatur edhe koha e afateve për vetëdeklarimet.

Rama ka paralajmëruar se tani e tutje nuk ka më shaka me ligjin, nuk ka më shaka me pronën e shtetit, por as me atë të qytetarit, pasi vendosja qoftë e një tulle pa leje është e dënueshme nga kodi penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takohet me mjekët: Testimi është domosdoshmëri
Bushati-Gentiloni: Brenda vitit mbledhja e përbashkët e qeverive »
Article Logic
Execution time: 0.31096220016479
array(1) { ["section"]=> string(72) "legalizimet-rama-ne-kavaje-hapim-nje-faqe-te-re-te-rilindjes-urbane-1296" }