Legalizohen 35 xhami në Durrës, Gjermeni: Në 3 vite janë shpërndarë 20 mijë leje

Publikuar tek: ekonomi, më 14:51 12-09-2016 Legalizohen 35 xhami në Durrës, Gjermeni: Në 3 vite janë shpërndarë 20 mijë leje

Sot, në ditën e Kurban Bajramit, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, i ka dorëzuar Myftiut të Durrësit, Redi Quku, 35 leje legalizimi, duke përfunduar kështu të gjithë procesin e legalizimit të objekteve të kultit të këtij komuniteti në Durrës.

Ajo u shoqërua nga drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputetë të qarkut.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, krahas procedurave të legalizimit, edhe sipërfaqja ndërtimore ku janë shtrirë këto 35 objekte është falas. Pra, kostoja financiare që komuniteti mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare, objektet e kultit të të cilave legalizohen është zero.

Myftiu i Durrësit vlerësoi këtë dhuratë që iu bë komunitetit mysliman në një ditë feste si ajo e Kurban Bajramit dhe bashkëpunimin me ALUIZNI-n dhe bashkinë e qytetit.

Ministrja Gjermeni në fjalën e saj është ndalur në procesin e legalizimeve që po bëhet në mbarë vendin e veçanërisht në qarkun e Durrësit.

“Sot ndamë 35 leje legalizimi për objektet e kultit të komunitetit mysliman në Durrës. Një prej këtyre, leja e parë që i dhamë Myftiut ishte objekti i 20 mij-të i legalizuar në këto 3 vite në këtë qark.

Ky proces jo në të gjithë Shqipërinë ka ecur me të njëjtat ritme, ndaj theksoj që ekipi i Durrësit po punon fort dhe unë dua ta vlerësoj për këtë. Puna po ecëm mirë edhe për legalizimin e objekteve të kultit edhe të komuniteteve të tjera fetare. Në vitet 2015 – 2013 në këtë qark u legalizuan vetëm 2 400 objekte, mes të cilave nuk kishte asnjë objekt kulti.

Ne jemi angazhuar që në krye të herës, që me mbarimin e mandatit të parë qeverisës (2013 – 2017) do legalizojmë kryesisht zonat informale. Dhe jam plotësisht e bindur që do ta arrijmë këtë objektit”, tha Ministrja Gjermeni.

Ajo uroi besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, për më shumë paqe, dashuri e mirësi mes njëri – tjetrit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029750108718872
array(1) { ["section"]=> string(84) "legalizohen-35-xhami-ne-durres-gjermeni-ne-3-vite-jane-shperndare-20-mije-leje-52680" }