Legjenda e Anglisë përcakton si finalistë njërën prej klasikeve të Botërorit

Publikuar tek: sport, më 13:46 21-06-2018 Legjenda e Anglisë përcakton si finalistë njërën prej klasikeve të Botërorit Angli-Argjentinë, Kupa e botës 2002

Dueli Argjentinë-Angli është një nga sfidat më klasike dhe më historike të futbollit botëror dhe Kupave të Botës.

Për ish-legjendën e Manchester United, Real Madridit dhe Anglisë David Beckham të dyja kombëtaret do të jenë në gjendje të kapërcejnë të gjitha vështirësitë dhe kritikat për të arritur në finalen e Rusisë.

“Mendoj se Argjentina do të ndeshet me Anglinë në finale. Zgjedhja ime për fituesin e kopmpeticionit është Anglia, por kjo ka të bëhë me lidhjen fortë dhe pasionante që kam me vendin tim. Anglia është një ekip shumë i ri, nuk kanë eksperiencë të mjaftueshme dhe rrugëtimi i tyre deri në fund të turneut do të komplikohet sepse ka mjaft ekipe të forta”, deklaron ish-kapiteni i “Tre Luanëve” në fillim të viteve 2000.

Argjentina duhet të fitojë medoemos me Kroacinë për të provuar se është një ekip pretendent për titull, kurse ishullorët kanë fituar lëvdadat e shumë fansave të futbollit për lojën e organizuar kundër Tunizisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Igli Tare gjen zëvendësin e Strakoshës, kryhen testet mjekësore dhe nesër zyrtarizimi
»
Article Logic
Execution time: 0.01642107963562
array(1) { ["section"]=> string(83) "legjenda-e-anglise-percakton-si-finaliste-njeren-prej-klasikeve-te-boterorit-125247" }