Legjenda Gianni De Biassi nuk harron ditën e rëndësishme të shqiptarëve, dërgon një mesazh emocionues

Publikuar tek: sport, më 12:28 28-11-2017 Legjenda Gianni De Biassi nuk harron ditën e rëndësishme të shqiptarëve, dërgon një mesazh emocionues

Gianni De Biassi është ndoshta trajneri më i suksesshëm i historisë së kombëtares së Shqipërisë.

Me të kombëtarja shkoi në Euro 2016 në Francë dhe hyri në histori. Ai u "shqiptarizua" ku edhe mori pasaportën e vendit tonë dhe pavarësisht largimit nga drejtimi i kuqezinjve italiani ka mbetur në kujtesat e të gjithëve por edhe ai nuk e harron Shqipërinë.

Me një postim në Facebook ku uron pavarësinë, De Biassi bën një shkrim emociounes ku e bën veten pjesë të Shqipërisë me fjalët: " Urime Shqiperi, 105 vjet shtet! Sot eshte dita e krenarise sone! Gezuar Diten e Pavaresise! Gezuar". Fjalë që një italian i natyralizur i thotë për vendin tonë dhe të bëjnë të ndihesh krenar që ke arritur të çosh vlera pozitive në mbarë Botën./ newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha fiton duelin me Memushajn dhe Gjimshitin, Benevento thellon rekordin e humbjeve
»
Article Logic
Execution time: 0.014366149902344
array(1) { ["section"]=> string(107) "legjenda-gianni-de-biassi-nuk-harron-diten-e-rendesishme-te-shqiptareve-dergon-nje-mesazh-emocionues-101064" }