Legjendat e futbollit jo në një mendje me tifozët, zgjedhin golin e Shaqirit si më të bukurin e Europianit

Publikuar tek: sport, më 19:56 14-07-2016

Paneli i specialistëve të UEFA-s i përbërë nga 13 persona ka zgjedhur golin e Xherdan Shqirit si më të bukurin e EURO 2016. UEFA shpalli me votat e fansave golin e hungarezit Gera si më të bukurin, por sipas ekspertëve, goli më i vështirë dhe më i bukur për tu realizuar ishte ai i kosovarit në ndeshjen Zvicër-Poloni.

Më pas në radhë vijnë golat e Robson-Kanu i Uellsit në ndeshjen ndaj Belgjikës dhe ai i Dimitri Pajet ndaj Rumanisë.

“Vëzhguesit kanë admiruar jo vetëm aftësitë akrobatike të Xherdan Shaqirit por edhe kontaktin e tij me topin. Ishte gol i jashtëzakonshëm dhe një nga momentet kyçe të Euro 2016”, thotë vlerësimi për golin e Shaqirit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare/ Alban Meha transferohet tek Al Nasr (FOTO)
Festë austriake, thyhen kuksianët »
Article Logic
Execution time: 0.030266046524048
array(1) { ["section"]=> string(111) "legjendat-e-futbollit-jo-ne-nje-mendje-me-tifozet-zgjedhin-golin-e-shaqirit-si-me-te-bukurin-e-europianit-46623" }