Legjonari Denis Halili, shqiptari që humbi jetën nga orteku në Francë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:31 20-01-2016 Legjonari Denis Halili, shqiptari që humbi jetën nga orteku në Francë

Denis Halili nga Dibra është konfirmuar mes 5 personave të vdekur ditën e djeshme si pasojë e një orteku që i goditi gjatë kohës që po kryenin ushtrime në alpet franceze. Vetëm 21 vjeç, Halili jetonte në Francë prej vitesh, ndërkohë që kishte vetëm 5 muaj që i ishte bashkuar Legjonit francez të të huajve.

Gjatë trajnimit ai u shqua për profesionalizimin e treguar dhe sjelljen shembullore ushtarake. Denis Halili ishte i apasionuar pas punës si inxhinier i automjeteve të blinduara.

21 vjeçari së bashku me grupin e tij po merrnin pjesë në stërvitjen dimërore të organizuar në rajonin Modane, e cila kishte nisur më 11 janar për të përfunduar më datë 28 po të këtij muaji. Shqiptari humbi jetën pas goditjes së ortekut dhe bashkë me të edhe 4 persona të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës/ Lulzim Vulashi, shqiptari zemërgjerë humb 7500 euro por fiton zemrat e të moshuarve
Pamjet e rënda nga materniteti i Lezhës, i pabesueshëm ky trajtim për foshnjet »
Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707
array(1) { ["section"]=> string(74) "legjonari-denis-halili-shqiptari-qe-humbi-jeten-nga-orteku-ne-france-30461" }