Lehtësira të reja për pasagjerët, Dervishaj: Po punojmë për vendosjen e një linje direkte trageti dhe fluturimi me Kroacinë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:16 25-10-2016 Lehtësira të reja për pasagjerët, Dervishaj: Po punojmë për vendosjen e një linje direkte trageti dhe fluturimi me Kroacinë

 Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë, Sonja Bujas Juraga.

 Ministri Dervishaj dhe Ambasadorja Juraga, theksuan se marrëdhëniet politike mes dy shteteve janë të shkëlqyera, por duhet bërë më shumë në forcimin e raporteve ekonomike dhe në transport.

Ambasadorja Juraga, tha se shumë shpejt Shqipërinë do e vizitojnë përfaqësues të Portit të Rijekës, për të diskutuar nga afër me palën shqiptare për fillimin e një linje direkte trageti, Durrës-Rijeka.

Ministri Dervishaj, deklaroi se një nga synimet e tij, është zhvillimi i transportit detar, që ka  potencial shumë të madh, por ende të pashfrytëzuar.

Ambasadorja Juraga tha se ka interes në rritje nga pala kroate për vendosjen e një linje direkte fluturimi Zagreb-Tiranë.

Dervishaj tha se Ministria e Transportit, është e angazhuar maksimalisht, për të krijuar lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur vendosjen e një linje direkte trageti dhe ajrore mes dy vendeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017719030380249
array(1) { ["section"]=> string(127) "lehtesira-te-reja-per-pasagjeret-dervishaj-po-punojme-per-vendosjen-e-nje-linje-direkte-trageti-dhe-fluturimi-me-kroacine-57344" }