Leicester shpallet për herë të parë kampion i Anglisë

Publikuar tek: sport, më 22:05 02-05-2016

Ajo që në fillim të këtij sezoni as që nuk mund të imagjinohej, është bërë realitet mbrëmjen e sotme. Modestët e Leicester City janë shpallur për herë të parë në histori kampion të Premier League-s angleze.

Barazimi i Tottenham në fushën e Chelsea ka shpallur automatikisht fitues Leicester.

Skuadra e Claudio Ranieri-t ka hyrë në historinë e futbollit anglez. Që prej themelimit në vitin 1884, Leicester nuk ka arritur asnjëherë sukses të ngjashëm.

Italiani Ranieri u thërrit nga klubi anglez me kërkesën për të mbajtur edhe këtë sezon në ligën e parë Leicester-in, që mendohej se sezonin e ardhshëm do të luante një kategori më poshtë. 

4156.jpg

2246.jpg

5472.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interes i lartë për derbin e kryeqytetit, në pak orë shiten 2500 bileta
54 shtet anëtare të UEFA-s votojnë sot për anëtarësimin e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.0084929466247559
array(1) { ["section"]=> string(59) "leicester-shpallet-per-here-te-pare-kampion-i-anglise-39299" }