“Lekë Tuna kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina. Si e shpërbleu Rama”, Alibeaj akuza të forta

Publikuar tek: politike, më 11:53 08-04-2016 “Lekë Tuna kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina. Si e shpërbleu Rama”, Alibeaj akuza të forta

Akuza të forta nga selia e PD përmes kreut të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj. Në një dalje për shtyp, Alibeaj akuzoi shefin e qeverisë, Edi Rama se ka “shpërblyer me post një të inkriminuar”.

“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin.

Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike.

Por lajmi po mbahet i fshehtë, dhe megjithëse nën arrest për këtë vepër të rëndë penale, Tuna vazhdon të jetë zyrtarisht kreu i OSHEE për Kurbinin”, tha demokrati.

“Inkriminimi i institucioneve nuk ndalet dhe pasurimi i zyrave me trafikantë vazhdon me të njëjtat ritme.

Ndërsa Edi Rama krekoset me represionin ndaj të pamundurve, banda e tij në OSHEE vazhdon të dhunojë qytetarët, vazhdon të shtojë rradhët me kriminelë me damkë.

Në gjithë Kurbinin, mes qindra të rinjve e të rejave, burrave e grave me integritet e të arsimuar, Edi Rama i vuri gishtin pikërisht këtij vjedhësi dhe trafikanti makinash, kreut të një grupi të strukturuar kriminal, me lidhje dhe me mafian rajonale, për ti besuar drejtimin e OSHEE.

Prandaj dhe pikërisht për këta trafikantë me të cilët ndan pushtetin, me të cilët sundon qytetet dhe i ka sjellë deri në parlament, Edi Rama nuk e donte dekriminalizimin dhe bëri çdo përpjekje për ta ndalur atë.

Prandaj dekriminalizimi është jetik dhe duhet të zbatohet një orë e më parë që zyrat publike dhe politika të pastrohen nga banditët e Edi Ramës”, përmbylli Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha pret Fajonin dhe ia thotë hapur se pa zbatimin e vendimeve të Kushtetueses, s’mund të ketë dialog me Ramën
Basha ironi me Ramën: Ka marrë një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin »
Article Logic
Execution time: 0.030544996261597
array(1) { ["section"]=> string(116) "leke-tuna-kreu-i-nje-grupi-kriminal-qe-vidhte-dhe-trafikonte-makina-si-e-shperbleu-rama-alibeaj-akuza-te-forta-37151" }