“Leksion” demokracie nga Librazhdi: Çota i PD-së i dorëzon detyrën Gurrës së PS-së

Publikuar tek: politike, më 12:19 27-07-2015 “Leksion” demokracie nga Librazhdi: Çota i PD-së i dorëzon detyrën Gurrës së PS-së Çota duke i dorëzuar detyrën Gurrës, kryetarit të Bashkisë së Librazhdit

Ky është një shembull demokracie që duhet ndjekur gjithnjë në politikë. Kryetari në detyrë Shefki Çota ardhur nga rradhët e Partisë Demokratike i ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Bashkisë së Librazhdit, ardhur nga rradhët e Partisë Socialiste, Kastriot Gurrës.

Nga ana tjetër edhe kryetari i sapozgjedhur e ka falenderuar paraardhësin e tij, sikurse edhe deputeti i zonës Taulant Balla e ka parë këtë si një model.

“Kryetari i ri i Bashkisë Kastriot Gurra po merr një detyrë të vështirë dhe une jam shumë i sigurtë se ai do të punojë në partneritet me Këshillin dhe qytetarët. Falenderoj zotin Shefki Çota që bëri këtë dorëzim model të detyrës, duke dëshmuar se Librazhdi ka një popull qytetar, i cili përmes të zgjedhurve të vet dha edhe sot një leksion demokracie”, tha Balla në fjalën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli Bashkiak i Fierit bën mbledhjen e parë. Ja çfarë u vendos në unanimitet
PD, Ristani: Rama i ka dhënë krimit pushtet, ndërkohë që ai flet për sigurinë, në Rinas dalin maskat »
Article Logic
Execution time: 0.020812034606934
array(1) { ["section"]=> string(85) "leksion-demokracie-nga-librazhdi-cota-i-pd-se-i-dorezon-detyren-gurres-se-ps-se-17084" }