Lëkunden pozitat e Agostinelit/ Rezultatet e fundit, tronditet stoli i trajnerit të Skënderbeut

Publikuar tek: sport, më 20:34 22-10-2016 Lëkunden pozitat e Agostinelit/ Rezultatet e fundit, tronditet stoli i trajnerit të Skënderbeut

Humbja ndaj Tiranës një javë më parë në kryeqytet dhe barazimi kundër Kukësit sot në Korçë nuk kanë lënë shije të mirë në radhët e klubit bardhekuq.

Kjo pasi Skënderbeu ka marrë vetëm 1 pikë në ndeshjet përballë dy skuadrave rivale për titull.

Një gjë e tillë ka lëkundur jo pak pozitat e trajnerit Andrea Agostineli, i cili me korçarët e nisi mirë këtë sezon të ri, duke fituar 6 ndeshjet e para, por ngeci përballë Tiranës dhe Kukësit.

Sfida ndaj Partizanit javën e ardhshme do të jetë vendimtare për trajnerin italian të Skënderbeut. /Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu mbetet me pasoja, ndaj Kukësit konfirmon “krizën” kundër të mëdhenjve
Super fitore e Milanit ndaj Juventusit, pas 4 vjetësh kuqezinjtë mposhtin kampionët e Serisë A »
Article Logic
Execution time: 0.0045762062072754
array(1) { ["section"]=> string(99) "lekunden-pozitat-e-agostinelit-rezultatet-e-fundit-tronditet-stoli-i-trajnerit-te-skenderbeut-57086" }