Lela për humbjen e Dumës: Në fund të fundit, a nuk zgjodhi Durrësi në vitet '10 Haxhi Qamilin në vend të Princ Vidit?!

Publikuar tek: politike, më 08:24 25-06-2015 Lela për humbjen e Dumës: Në fund të fundit, a nuk zgjodhi Durrësi në vitet '10 Haxhi Qamilin në vend të Princ Vidit?! Alfred Lela dhe Grida Duma

“Në fund të fundit, a nuk zgjodhi Durrësi në vitet '10 Haxhi Qamilin në vend të Princ Vidit?!” , ky është paralelizimi që gazetari Alfred Lela ka bërë për zgjedhjet në Durrës, ku durrësakët rikonfirmuan për herë të tretë kryebashkiak Vangjush Dakon, i cili garonte përballë kandidates së djathtë Grida Duma.

Menjëherë pas këtij postimi komentet e ndjekësve të tij kanë qënë nga më të ndryshemt duke thënë se, “po ta dëgjojë këtë krahasim Princ Vidi me siguri do kthehet përmbys në varr”, ose komente të tilla, ku thuhet se “Ky popull jemi ne: baltë e pluhur! Kështu edhe durrsakët s'bëjnë përjashtim. Nuk është çudi, që në zgjedhjet e ardhshme të nxjerrin ndonjë peshkaqen nga deti dhe ta votojë, për kryetar bashkie.”

Ndërkohë të tjerë kometues pas shpërndarjes së këtij statusi shkruajnë se  “Ca zona janë të denja për haxhinj ... Nuk dinë të mbajnë një zonjë.”

Vangjush Dako mori 55949 vota, përkundrejt 42262 votave të marra nga Grida Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon numërimi për partitë në Elbasan, ASHE me 35 këshilltarë, APPD me 16
Shqipëria pjesë në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, angazhim kundër ISIS »
Article Logic
Execution time: 0.02707314491272
array(1) { ["section"]=> string(119) "lela-per-humbjen-e-dumes-ne-fund-te-fundit-a-nuk-zgjodhi-durresi-ne-vitet-10-haxhi-qamilin-ne-vend-te-princ-vidit-14601" }