Lela përplaset me Bushatin: Ti u turre dhe e vodhe me marifet...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:58 04-01-2018 Lela përplaset me Bushatin: Ti u turre dhe e vodhe me marifet...

Përplasen virtualisht dy analistët e njohur Alfred Lela e Andi Bushati. Ka qenë një analizë e këtij të fundit me titull “Rreziku i banalizimit të dosjes Tahiri” që ka shtyrë Lelën të komentojë e ta akuzojë kolegun për vjedhje.

Në analizën e tij, Bushati thotë se dy materialet audio të përgjimeve të publikuara nga politiko.al, të cilën e cilëson si një portal pranë opozitës, nuk kishin asnjë peshë dhe nuk sollën asnjë të re.

“Publikimi i rreth 6-7 minutave të audio – përgjimeve të trafikantëve që përmendin Saimir Tahirin nga një media shumë pranë opozitës, Politiko.al, nuk solli asgjë të re që deri më tani nuk e dinte publiku. Edhe dhuratat për familjen edhe kërdia mbi votat edhe përdorimi i Audit të famshëm janë mëkate që të gjithë i njohim që prej ditës së parë. Përveçse zërave origjinalë dhe dialektit të labërisë që shtonte pak pigment në këtë roman policesk që zgjat prej javesh, asnjë fakt me peshë dhe asnjë dëshmi e re nuk doli në dritë. Por, problemi i asaj që po ndodh me dosjen Tahiri është tjetër. Sa më shumë që kalon koha, ajo po rrezikon të degradojë në një telenovelë turke, nga ato që TV Klan përdor për të thithur shtresën më trushpëlarë të shikuesve.”, shkruan Bushati por i menjëhershëm është edhe reagimi i Lelës i cili e akuzon për vjedhje të materialit.

“Po Bushat. Pa vlere ishe, por pasi e shkarkove dhe e hodhe te lapsi, platforma Vimeo ta bllokoi për shkelje të copyright, ti u turre dhe e vodhe me marifet duke zhdukur shenjat e Politiko. Dhe aty e ke si plaçkë të vjedhur në telin me tesha thuajse të lara të lapsit”, shkruan Lela.

lelaaaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021917104721069
array(1) { ["section"]=> string(67) "lela-perplaset-me-bushatin-ti-u-turre-dhe-e-vodhe-me-marifet-105374" }