Lëndohet Kukeli, të shqetësuar te stafi kuq e zi, rrezikon Serbinë

Publikuar tek: sport, më 18:47 23-09-2015 Lëndohet Kukeli, të shqetësuar te stafi kuq e zi, rrezikon Serbinë

Shqipëria dhe trajneri Giani De Biazi janë në ankth. Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ndeshjen me Serbinë, mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli ka pësuar një dëmtim muskulor.

Mesfushori 31 vjeçar u detyrua të lërë fushën në minutën e 34 të takimit, në ndeshjen e Superligës zvicerane, ku skuadra e tij “FC Zurich” barazoi pa gola ndaj Luganos.

Kukeli u është nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore për të vlerësuar llojin e dëmtimit, por stafi mjekësor i klubit zviceran ende nuk ka dhënë detaje se sa kohë i nevojitet futbollistit shqiptar, për t`u rikthyer në fushë.

Ky dëmtim ka alarmuar gjithë stafin kuq e zi, pasi Kukeli mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës për kombëtaren shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrëmë Lewandowski theu rekodrin një shqiptari
“Elbasan Arena” i kompletuar për ndeshjen Shqipëri-Serbi (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.21915721893311
array(1) { ["section"]=> string(70) "lendohet-kukeli-te-shqetesuar-te-stafi-kuq-e-zi-rrezikon-serbine-21498" }