“Lenini” i skenës, Lazër Filipi mbush 95 vite jetë (Fotot e festës familjare)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:58 08-02-2016 “Lenini” i skenës, Lazër Filipi mbush 95 vite jetë (Fotot e festës familjare)

Çdokush do e identifikonte mjeshtrin e aktrimit, Lazër Filipin me një nga rolet e tij të spikatura në teatër “Lenini”.

Artisti i Merituar ka festuar ditën e djeshme në një atmosferë familjare 95 vjetorin e tij të lindjes.

Me mbi 150 role të interpretuara prej tij në teatër dhe kinematografi, Lazër Filipi ka lënë pas një pasuri të pashlyeshme në memorjen e gjithkujt.

Artisti shkodran doli në pension në vitin 1997 por nuk iu nda skenës duke interpretuar edhe në vitet që pasonin. Kështu e pamë në vitin 2003 duke interpretuar rolin e Ali Pashë Tepelenës apo në vitin 2005 me Napoleon Bonapartin.

Artisti i Merituar ka zgjedhur një ceremoni familjare, pa shumë bujë e publicitet për të kremtuar 95 vitet e jetës së tij mbushur me art.

nderu3.jpg

nder2.jpg

nderi1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si ju duket “rikonstruksioni” i Teatrit të Butrintit? Këshilltari i Ramës i trishtuar për këtë që sheh
Arti budist: Anije të mbytura dhe oqeane të bllokuara në trupin e balenave (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.020646095275879
array(1) { ["section"]=> string(78) "lenini-i-skenes-lazer-filipi-mbush-95-vite-jete-fotot-e-festes-familjare-32019" }