Lenjani i mbyll derën Përfaqësueses së Kosovës: Kombëtarja Shqiptare, ëndrra më e madhe e imja

Publikuar tek: sport, më 17:25 07-07-2016 Lenjani i mbyll derën Përfaqësueses së Kosovës: Kombëtarja Shqiptare, ëndrra më e madhe e imja

Edhe emri i Ermir Lenjanit ashtu si pothuajse i çdo futbollisti tjetër me origjinë nga Kosova në Kombëtaren Shqiptare, është përfolur për një kalim të mundshëm te anëtarja më e re e FIFA-s.

Megjithatë, gjilanasi duket se i ka mbyllur përfundimisht derën Përfaqësues së Kosovës duke konfirmuar Kombëtaren Shqiptare si zgjedhjen e tij të padiskutueshme.

“Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punoj shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë. Tani kjo ëndërr u bë realitet, unë jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë”, shprehet futbollisti 26 vjeçar.

Më tej, Lenjani nuk harron të përmend emocionet që ka përjetuar me fanellën kuqezi në ndeshjet e Kampionatit Europian, aty ku shqiptarët morën pjesë për herë të parë në histori.

“Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jemi. Është emocionuese për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare. Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që barti këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”, shkruan Lenjani.

Pavarësisht lajmeve në media, deri më tani asnjë futbollist për është pjesë e Kombëtares Shqiptare nuk ka dhënë sinjale apo të ketë konfirmuar largimin drejt Përfaqësues kosovare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbeti jashtë Europës, Tirana kërkon dëmshpërblim nga UEFA
Kukësi mposht malazezët e Rudar dhe kualifikohet për në fazën tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.016534805297852
array(1) { ["section"]=> string(98) "lenjani-i-mbyll-deren-perfaqesueses-se-kosoves-kombetarja-shqiptare-endrra-me-e-madhe-e-imja-45862" }