Lenjani “prezantohet” me himnin kombëtar tek Rennes (Video)

Publikuar tek: sport, më 22:38 06-02-2015 Lenjani “prezantohet” me himnin kombëtar tek Rennes (Video)

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Emir Lenjani duke zbatuar “rregullin” e skuadrës së Rennes, se çdo lojtar i ri duhet të këndojë një këngë përpara shokëve të ekipit, ka përzgjedhur te performoj himnin kombëtar.

Duke e konsideruar si himnin më të bukur në botë, Lenjani shprehet se e ka pranuar me kënaqësi sfidën për ta kënduar atë.

“Në skuadër është rregull që lojtarët e rinj të këndojnë ndonjë këngë. Dhe me kënaqësi e pranova këtë sfidë, ku këndova himnin më të bukur në botë, atë të Shqipërisë”, shprehet Lenjani.

Megjithatë, performanca vokale e 25 vjeçarit ka shkaktuar hilaritet tek lojtarët e tjerë të skuadrës, të cilët në fund e kanë duartrokitur atë.

Gjithsesi, ajo që na intereson më shumë është performanca e Lenjanit në fushën e lojës me Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrën e tij franceze.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Hasi rinovon kontratën me Anderlecht
Derbi i Madridit/ Atletico “poker” ndaj Realit »
Article Logic
Execution time: 0.022336006164551
array(1) { ["section"]=> string(60) "lenjani-prezantohet-me-himnin-kombetar-tek-rennes-video-2597" }