Leonardo DiCaprio fiton Oscar-in e parë

Publikuar tek: kulture-art, më 07:05 29-02-2016

Leonardo DiCaprio është shpallur aktori më i mirë me filmin “The Revenant” duke fituar kështu Oscar-in e parë në karrierën e tij hollivudiane. Jo vetëm një ëndërr e aktorit, por edhe e milionave adhuruesve të tij dhe kinematografisë u bë realitet ditën e sotme, kur juria vendosi të vlerësonte DiCaprion me çmimin Oscar.

Pas gjashtë nominimesh, Leonardo DiCaprio shpallet aktori më i mirë, ndonëse ky vlerësim për të ishte i pritshëm.

Por, pavarësisht se DiCaprio fitoi çmimin si aktori më i mirë me “The Revenant”, filmi nuk është shpallur më i mirë nga Akademia dhe çmimi Oscar shkoi për “Spotlight”.

Aktorja më e mirë u shpall Brie Larson me filmin “Room”, ndërsa ishte filmi “Mad Max: Fury Road” ai që rrëmbeu 6 çmime Oscar, rekordi i këtij viti. 

12800320_10154027713714749_9006436196092552645_n.jpg

stream_img.jpg

Lista e plotë e fituesve:

-Filmi më i mirë: Spotlight.

-Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio, The Revenant.

-Aktorja më e mirë: Brie Larson, Room.

-Aktorja më e mirë për rolin mbështetës: Alicia Vikander, The Danish Girl.

-Aktori më i mirë për rolin mbështetës: Mark Rylance, Bridge of Spies.

-Filmi më i mirë i animuar: Inside Out.

-Regjisori më i mirë: Alejandro Iñárritu, The Revenant.

- Kinematografia: The Revenant.

-Kostumografia: Jenny Beavan, Mad Max: Fury Road.

-Dokumentari më i mirë: Amy.

-Dokumentari më i mirë i shkurtër: A Girl in the River: The Price of Forgiveness.

- Film Editing: Margaret Sixel, Mad Max: Fury Road.

-Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul.

- Make-up and hair styling: Lesley Vanderwalt, Elka Wardega dhe Damian Martin, Mad Max: Fury Road.

-Kolona zanore: Ennio Morricone, The Hateful Eight.

-Kënga: Writing’s On The Wall by Sam Smith dhe Jimmy Nates, Spectre.

- Production Design: Colin Gibson dhe Lisa Thompson, Mad Max: Fury Road.

-Filmi më i mirë i shkurtër i animuar: Bear Story.

-Filmi me metrazh të shkurtër: Stutterer.

- Sound Editing: Mad Max: Fury Road.

- Sound Mixing: Mad Max: Fury Road.

-Efektet vizuale: Ex Machina.

- Writing - Adapted Screenplay: The Big Short.

- Writing - Original Screenplay: Spotlight.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë, gjenden reliket me eshtrat 1000 vjeçare të Princ Vladimirit në bodrumet e Muzeut Kombëtar
Çmimet Oscar, “Shok” nuk e fiton statujën e artë »
Article Logic
Execution time: 0.030834913253784
array(1) { ["section"]=> string(45) "leonardo-dicaprio-fiton-oscar-in-e-pare-33783" }