“Lëreni tullën dhe llaçin”, Luftar Paja kundër rrymës së artistëve : A ka një Romeo dhe Zhulietë të demostrojë në teatër? Kush jep mësim te Universiteti i Arteve

Publikuar tek: kulture-art, më 12:34 14-06-2018 “Lëreni tullën dhe llaçin”, Luftar Paja kundër rrymës së artistëve : A ka një Romeo dhe Zhulietë të demostrojë në teatër? Kush jep mësim te Universiteti i Arteve

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me të gjithë artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm është aktori Luftar Paja, i cili u shpreh disi kundër asaj ç'ka kërkojnë artistët e tjerë. Sipas aktorit përtej çështjes së ndërtimit të teatrit të ri thelbësore është të shihen gjërat nga ana artistike, që lidhet më shumë me performancëm e artistëve. Paja u bëri thirrje aktorëve që të mos ofendojnë njëri-tjetrin dhe ta shohim me kujdes çështjen e teatrit, e ndërsa thekson se çështja e godinës nuk është primare për ta.

“Që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne artistët harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçi dhe tulla. Këto janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, se ja e bëmë edhe teatrin me forcat moderne, por a kemi një Romeo dhe një Zhulietë të demostrojë atje. Kjo është një çikë e thellë mendoj unë fillon që nga Univesiteti i Artve që duhet parë me përparësi kush jep mësim atje dhe se çfarë bëjnë. Dhe për të ardhur pastaj këtu te llaçi dhe tulla. Më vjen shumë keq që lokalizohet Korça, Shkodra etj. Ai e ka emrin Teatri Kombëtar dhe nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Mendimi im është që të nderuar kolegë të mos ofendojmë njëri-tjetrin, duhet gjithësecili të shikojë punën e tij, të mos merremi me ato metrat”, tha Paja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046689510345459
array(1) { ["section"]=> string(162) "lereni-tullen-dhe-llacin-luftar-paja-kunder-rrymes-se-artisteve-a-ka-nje-romeo-dhe-zhuliete-te-demostroje-ne-teater-kush-jep-mesim-te-universiteti-i-arteve-124347" }