'Leri selfiet me mjekët, sa herë duhet ta përsëris', Rama: Më trego si i gjen paratë për Iphone (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:13 18-01-2018 'Leri selfiet me mjekët, sa herë duhet ta përsëris', Rama: Më trego si i gjen paratë për Iphone (FOTO)

Tashmë është i njohur fakti se kryeministri Rama replikon shpesh me komentuesit në llogarinë e tij në facebook. 

Ditën e sotme kryeministri publikoi një foto ku lajmëronte ngritjen e sistemit të patronazhit për spitalet rajonale dhe bashkiake.

Kanë qënë të shumtë personat që e përgëzuan kryeministrin, por nuk kanë munguar dhe kritikat. Shpesh shumë prej njerëzve e përdorin facebookun e kryeministrit edhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Një nga komentuesit i ka thënë Ramës se duhet të shikojë njerëzit në nevojë si rasti i tij. “Leri selfiet me mjekët, sa herë duhet ta përsëris”- është shprehur komentuesi.

Rama nuk i ka vonuar përgjigje duke i kërkuar që fillimisht të tregojë se ku i gjeti paratë për të blerë Iphone.

E plotë:

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021368980407715
array(1) { ["section"]=> string(102) "leri-selfiet-me-mjeket-sa-here-duhet-ta-perseris-rama-me-trego-si-i-gjen-parate-per-iphone-foto-107045" }