LETËR NËNE... Kjo satirë e Pëllumb Kullës s'duhet humbur

Publikuar tek: kulture-art, më 13:51 03-01-2018 LETËR NËNE... Kjo satirë e Pëllumb Kullës s'duhet humbur

Nga Kriporet e Botës, kjo buqetë për ditën e parë të Vitit të Ri. Kështu shkruan shkrimtari, dramaturgu dhe regjiosori Pëllumb Kulla ndërsa ndan një copëz satirike me titull “Letër nëne” për gjithë ndjekësit e tij.

“Kënaqem se si budallenjtë u shkruajne budallenjve. E lexoj herë pas here, këtë letër që kam gjetur dikur... Dhe nuk mund ta le pa e vënë ketu, për atmosferën e festës

Bir i dashur

Po të shkruaj ngadalë se e di që edhe ti nuk lexon dot shpejt.

E kemi ndërruar banesën. Ikëm qëkur yt atë lexoi në një gazetë se po banonim në një zonë që sipas statistikave të shtetit, ndodhnin më shumë aksidente se në zonat e tjera. Por adresën e ketushme nuk ta dërgoj dot, se familja që banonte këtu më parë e pat shkulur dhe marrë me vete numrin e portës, dhe e kanë mbërthyer te porta ku banojnë tani. Ata duan të mbajnë adresën që kishin. ‘Jemi mësuar me këtë,’ thanë.

Këtu, ku jemi vendosur tani, po kënaqemi. Koha nuk është e keqe. Javën që shkoi vetëm dy herë ra shi. Një here shiu zgjati tri ditë rresht dhe herën e dytë, zgjati katër.

Halla Poli të thurri një çorape, pastaj nisi të thurrë dhe tjetrën, por nuk e mbaroi dot, kështu që në pakon që bëmë për ty po të dërgojmë hëpërhë, vetëm njërën. Ta vumë çorapen e mbaruar bashkë me pardesynë që kërkove. Halla Xhina tha se pardesynë e bënin të rëndë kopsat e shumta dhe pakon mund të mos na e pranonte posta, prandaj ia premë kopsat dhe ato t’i vumë nëpër xhepat e saj. U kujtuam të të futnim në xhepa edhe ca para, por tashmë pakon e kishim shpënë në postë. Nxituam ta merrnim mbrapsht, por ai i postës na tha se ishim vonuar dhe makina postjerë, që sapo u nis e kishte marrë pakon tonë. E ndoqëm postjerën me tët atë por nuk e zumë dot.

Xhaxhi Tosi erdhi na mori për darkë me makinën e vet. Kur arritëm te shtëpia e tij, ai doli për pak nga vetura dhe harroi çelësat brenda. Iu deshën gjashtë orë që të na nxirrte mua dhe babin që kishim mbetur mbyllur në veturë. Nuk ishte më koha për të ngrënë darkë, kështu që aty na dhanë mëngjez.

Me këto veturat na ndodhi edhe një fatkeqësi më e madhe. Tre shokët e tu të ngushtë ranë në lumë. Mimi që drejtonte mjetin shpëtoi, se dera e shoferit kishte mbetur lart dhe ai doli. Kurse dy të tjerët u mbytën se dera nga patën hyrë kur u nisën, qëlloi që ishte nga ana e poshtme dhe nuk hapej dot.

E mbyll letrën me dashuri.

Njëra nga hallat e tua të dashura

Mamaja”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Shkodër, motoçikleta del nga rruga, plagoset një person (EMRI)
»
Article Logic
Execution time: 0.026131153106689
array(1) { ["section"]=> string(60) "leter-nene-kjo-satire-e-pellumb-kulles-s-duhet-humbur-105283" }