Letërsia shqipe drejt Europës, 4 shkrimtarë në Panairin e librit të Vjenës

Publikuar tek: kulture-art, më 19:28 07-11-2018 Letërsia shqipe drejt Europës, 4 shkrimtarë në Panairin e librit të Vjenës

Ditët e fundit po diskutohet shumë për nismat e ndryshme që po merr qeveria shqiptare për të nxitur leximin te çdo person. Bashkangjitur me këto nisma, vjen dhe Panari i librit 2018 që do të zhvillohet në Tiranë pak ditë më vonë.

Ndërkohë nga ana tjetër, letërsia shqipe po shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit të Vjenës me moton “Shqipëria në fokus”, i cili pritet të mbahet në datat 8-9 nëntor.

Agron Tufa, Arian Leka dhe Lindita Arapi janë autorët që do të prezantojnë letërsinë shqipe në këtë panair.

Të tre do të prezantohen me diçka të veçantë duke krijuar keshtu një diversitet mes tyre .

Agron Tufa do të prezantojë tekste të reja dhe do të flasë për trashëgiminë e vështirë të Shqipërisë dhe sfidat për punonjësit e kulturës në vendin e tij.

Shkrimtari Arian Leka do të paraqesë fragmete tekstesh dhe do të flas për jetën letrare në Tiranë.

Ndërsa poetja e shkrimtarja Lindita Arapi do të lexojë pjesë nga romani i saj i cili ka fituar disa cmime “Vajzat me çelës në qafë” dhe do të bisedojë rreth imazhit të Shqipërisë në botën gjermanofolëse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Athina kujton Skënderbeun, ekspozitë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes
»
Article Logic
Execution time: 0.043775081634521
array(1) { ["section"]=> string(80) "letersia-shqipe-drejt-europes-4-shkrimtare-ne-panairin-e-librit-te-vjenes-140653" }