LETRA E MJEKËVE, shefi i spitalit hap debat, “përplasen” bluzat e bardha: Politikanë qelbësira! (REPLIKAT E FORTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 07-12-2017 LETRA E MJEKËVE, shefi i spitalit hap debat, “përplasen” bluzat e bardha: Politikanë qelbësira! (REPLIKAT E FORTA)

Letra kolektive e dorëheqjes së mjekëve të Urgjencës në QSUT ka ngjallur mjaft reagim e debat, jo vetëm në radhët e opinionit publik e politikës por edhe vetë bluzave të bardha të cilët jo të gjithë janë në një mendje.

Mjekët e Urgjencës i dërguar një letër dorëheqje zyrtarëve të shtetit duke arsyetuar se kushtet e punës janë shumë të rënda. Në ekrane për këtë çështje kanë nisur të flasin edhe analistë si Fatos Lubonja ndërsa duket se çështja tashmë është politizuar.

Dritan Vasili, shef departamenti në një spital privat ironizon përmes një statusi ku më kanë komentuar shumë mjekë në marrëdhënie pune, sa në spitalet shtetërore e sa në ato private dhe... jo të gjithë janë në një mendje.

NDIQNI REPLIKAT E FORTA

Mjeku Dritan Vasili, shef departamenti në një spital privat: Filloi "avokatura" e mjekëve dhe çështjes së tyre...

avoko.png

Brikena Qirjazi, mjeke: Edhe kjo ceshtje u politizua..................c'do PD e LSI qe ngaterrohet? Apo e ndriten kur kishin shendetesine ne dore. Mos te filloj te numeroj tani, se dhe shkresat zyrtare i kane me gabime trashanike dhe na i tundin para syve tani. Politikane qelbesira qe me kauzat tona duan te rifitojne karrigen dhe te rrjepin njerezit

Dritan Vasili : Ky mund te ishte qellimi qe ne start... Doreheqje kolektive... Drejtuar Presidentit (!?)... mediatizim... Mund te ishte bere me thjesht dhe pa bere zhurme...

Gentian Caco, mjek në një spital privat : Urgjenca e qsut ka qene gjithmone reparti me kushtet me te keqija, si per pacientin edhe per mjekun. Te dy trajtoheshin pa dinjitet. Pacientet si dele per mungese shtreterish e medikamentesh dhe mjeket si punetore per buken e gojes te marre tek sheshi Omonia. Serioziteti nuk iu shtua urgjences as me godinen e re. Sa here shkoja per konsulte, kur kam punuar ne QSUT, mendoja se si punonin te forte ishin. Une do kisha ikur me kohe, por uroj qe te mos jete e te mos perdoret per kapital politik. Rregullimi i urgjences se QSUT dhe SUT kerkon konceptim te ndryshem, drejtim qe te perballet me situaten duke u ndeshur me shefat e pavioneve "Vip" qe percaktojne politikat e QSUT dhe i lene ne dere rremujen urgjences, por zgjidhja e vertete vjen nga qeveria qe duhet te organizoje sherbimin shendetsor kudo neper Shqiperi dhe fatkeqsisht kjo nuk duket se ka per te ndodhur per shume kohe.

Dritan Vasili: Zgjidhja (dhe shkaterrimi) e/i vertete Gento vjen nga mjeket. 4 kate Urgjence nuk kam pare ne ndonje vend por futen turinjte "Vipat" dhe e bene "Rripa-rripa". 
Shiko Spitalin Francez. Organizimi i brendshem per nje strukture spitalore (in patient) perfekt. Përdhunim kolektiv duke nisur nga Dekani i Fakultetit qe mori 2 dhoma per t'i bere konsulta alergologjie. I beri muret vrima vrima per te nxjerre tubat e shkarkimit te lavamaneve ne oborrin e brendshem. Dhe shume perdhunime te tjera individuale apo kolektive me qellimin e vetem qe gjithsecili te kete ate kiosken e vet.

Gentian Caco: Natyrisht Driti, gjendja e sotme e mjekesise eshte rezultat i " mendjeve te ndritura " te mjekesise sone, pra nga mjeket ka ardhur. Pastaj erdhen ca shef-uca qe pozicionin e zune dhe e mbajne jo per profesionalizem por duke lepire, duartrokitur pushtetin. Keta bejne "politikat", keta u mesojne kete palo mjekesi studenteve qe ndjekin modelin seicili per vehte, "zoti per te gjithe". 
Jam dakort, faji eshte i yni si klase.

Rudin Domi- anestezist në QSUT: Eshte ekip heroik, drejtoria duhet te jete ne sherbim te mjekeve dhe jo mjeket ne sherbim te drejtorise, vazhdojme te jemi mbrapsh. Pa burime njerezore te reja, pa kushte dhe ambjente pune, pa rroga si duhet, keto doreheqje do jene gjithnje e me te shpeshta. Njehere MSH i jepesh cdo lloj personi me targen e nje partie qe duam ti bejme qejfin, tani bashkohet me ceshtjet sociale, pra interesi per te rregulluar pune eshte absolutisht 0. Sic po vjen puna nuk e di pse nuk na shesin edhe ne tek privati dhe ti vejne shkelmin perfundimisht QSUT. Nuk duhet shume sepse tashme shkelmin ne fyt e kemi

Dritan Vasili: Eshte nje diskutim i gjate por mendoj se Urgjences iu nderrua destinacioni qe ne fillim... Ne shtepine time nuk mi zgjidh punet komshiu... I zgjidh vete...

Sotiraq Senjo mjek në QSUT: Nuk zgjidhet problemi i shendetesise me programe partish, por me strategji kombetare, mos u lodhni me programe partish! Program elektoral i hartuar per nje 4 apo 8 vjeçar, sado i mire te jete po ndryshoi sistemi sa here ndryshon qeveria eshte asgje! Ndryshimi i sistemit shendetesor nuk mund te jete program partie! Ajo duhet te miratohet me 84 vota e siper! Prioritetet mund te jene programe partie!

mjeksesia.png

mjekesia2.png

mjek_copy.png

mjekesia3.png

Më shumë në këtë kategori: « Senaca për gjyqtarin Shkëlqim Miri, Apeli i shqyrton kërkesën, cakton dy ekspertë për ta verifikuar
Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm për viktimat e dhunës: Si mund të shkoni në SHBA, ne ju ndihmojmë »
Article Logic
Execution time: 0.0044198036193848
array(1) { ["section"]=> string(113) "letra-e-mjekeve-shefi-i-spitalit-hap-debat-perplasen-bluzat-e-bardha-politikane-qelbesira-replikat-e-forta-102285" }