Letra e pazakontë e Nikollës, i shkruan mësuesve: Ndjesë për emocionet, nëse diku nuk ia kam dalë të jem zëri yt...

Publikuar tek: politike, më 12:25 07-03-2016 Letra e pazakontë e Nikollës, i shkruan mësuesve: Ndjesë për emocionet, nëse diku nuk ia kam dalë të jem zëri yt...

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka vendosur të urojë të gjithë mësuesit në këtë 7 mars përmes një letre që është e pazakontë dhe jashtë formatit zyrtar. Krahas të tjerave, ministrja i kërkon ndjesë mësuesve nëse nuk ka mundur në ndonjë rast, të jetë zëri i tyre.

“I/E dashur

Sot është dita që të sjell urimet e festës nga nxënës, prindër e kolegë: nëse ende nuk e ke marrë nga një ish kolege, atëherë unë jam e para që të uroj:

Gëzuar 7 Marsin! Gëzuar festën e mësuesit dhe shkollës shqipe!

Unë e di pasionin, dashurinë dhe përkushtimin që Ti ndan çdo ditë me nxënësit e tu. Ëndrra për çdo nxënës fillon nga një mësues. Kështu ka qenë edhe për mua.

Nuk e ke filluar edhe ti ëndrrën tënde nga mësuesja jote? Unë po. Njoh mësuesen, mësuesit që i dhanë krah dhe jetësuan edhe ëndrrën e sime bije.

Shpesh pyes veten nëse në 16 vitet e mia të mësimdhënies u shërbeva dhe unë nxënësve të mi, siç u kërkova dhe mësuesve të sime bije.

Nuk di a ia dola që përmes punës së pandalur dhe të vërtetave të përbotshme të kultivoja dijen, po aq sa edhe sjelljen e qytetarisë demokratike.

Sa nxënës ndihmova të mësonin ndryshe përmes bashkëpunimit, debatit e të të ushtruarit?

Sa arrita të ngjall dëshirën për të ndryshuar edhe tek të tjerë, që në të kundërtën do të ishin në rrugë e problematikë për shoqërinë?

Përgjigjet përpiqem t’i gjej duke punuar së bashku me çdo mësues për kurrikulat dhe tekstet e reja, për programet e ndihmës për nxënësit e talentuar dhe me nevoja të veçanta, te klasat inteligjente, te shkolla qendër komunitare etj.

Mirënjohje edhe për kontributin tënd.

Si drejtuese e arsimit e di se Ti meriton edhe më shumë mbështetje. Vendosja e sistemit të ri të emërimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, është një pikë e rëndësishme kthese, por ende kemi shumë për të bërë.

Vijojmë me një skemë të re kualifikimi, pasi, siç Ti e di, vlerësuam nevojat e secilit prej jush me një testim kombëtar.

Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma jote.

Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve.

Ndjesë për emocionet e mia, por dhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt.

Gëzuar dhe suksese!

Përqafime,

Lindita”, përmbyll ministrja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetarët e Shkodrës kërkojnë dëmshpërblimet, Rama mbyllet në takim me Ademin
Lulzim Basha për 7 Marsin: Premtimet e qeverisë për arsimin nuk janë realizuar, ja çfarë premtojmë ne »
Article Logic
Execution time: 0.026183128356934
array(1) { ["section"]=> string(115) "letra-e-pazakonte-e-nikolles-i-shkruan-mesuesve-ndjese-per-emocionet-nese-diku-nuk-ia-kam-dale-te-jem-zeri-yt-34449" }