Letra personale e ambasadorit Lu për Veliajn dërguar që më 24 qershor, pasi uroi Kosovën

Publikuar tek: politike, më 13:16 03-07-2015 Letra personale e ambasadorit Lu për Veliajn dërguar që më 24 qershor, pasi uroi Kosovën Letra e ambasadorit Lu dërguar Veliajt

Ambasadori amerikan në Tiranë ka uruar personalisht Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës që më 24 qershor, pasi kishte uruar paraprakisht rivalin e tij Halim Kosovën.

“I dashur Erion,

Sapo përfundova së shkruari Dr.Kosovës për të vlerësuar angazhimin e tij personal në drejtimin e fushatës politike, pozitive dhe të fokusuar te çështjet. Dua të të bëj edhe ty të njëjtin kompliment.

Gjatë muajve të kaluar, ambasada jonë ka folur vazhdimisht për politikanë kriminelë dhe të korruptuar, që janë angazhuar në blerjen e votes, intimidimin dhe manipulimin e institucioneve demokratike.

Përkundrazi, ju u përqendruat në çështjet duke i angazhuar votuesit në diskutime se si të zgjidhnit shumë problemet që i shqetësojnë ata.

Shpresoj që klima pozitive që ju dhe Dr. Kosova promovuat, të jetë një shembull për të gjithë politikanët në ditët në vijim.

Urime për fitoren tuaj në zgjedhje. Na ka pëlqyer shumë puna me ju si ministër dhe po shohim më tej për të punuar me ju edhe si kryebashkiak i këtij qyteti të madh

Sinqerisht, Donald Lu’’

 

Veliaj mori një letër urimi edhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, i cili shprehet shumë i kënaqur për vizitën që Veliaj pati së fundi në kryeqytetin gjerman, por edhe për zgjedhjen e tij në krye të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

“Në përmbushje të sfidave që ju presin, ju uroj shumë energji, durim në marrjen e vendimeve të duhura. Do të isha shumë i lumtur t’ju prisja sërish shpejt në Berlin”, shkruan kryebashkiaku Müller në letrën e tij.

letramullerok

Letra e Mullerit për Veliajn

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Brenda LSI do ketë ndryshime në bazë të kontributeve. Për ministrat vendos Rama
KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për Kurbinin, Luzi: U mbyll saga e Kurbinit »
Article Logic
Execution time: 0.030765056610107
array(1) { ["section"]=> string(93) "letra-personale-e-ambasadorit-lu-per-veliajn-derguar-qe-me-24-qershor-pasi-uroi-kosoven-15264" }