LETRA PREKËSE e vogëlushes për mësuesen që nuk jeton më: Shërohu sa më shpejt! (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:15 07-03-2017 LETRA PREKËSE e vogëlushes për mësuesen që nuk jeton më: Shërohu sa më shpejt! (E PLOTË)

Një letër tejet emocionuese, ndoshta më e bukura që do lexoni në këtë 7-Mars, në ditën mësuesit. Ajo i dedikohet mësuese Saltjana Bardhylit e cila ka shërbyer për 30 vite në arsim, si mësuese e shkollës "Qemal Mici" në Durrës" dhe ka ndërruar jetë vetëm tre muaj më parë si pasojë e një sëmundjeje. Letrën e publikon e bija e mësueses së ndjerë, gazetarja Alda Bardhyli si një homazh për të gjithë mësuesit ndërsa thotë se mamaja e saj i kishte të seleksionuara të gjitha letrat e nxënësve që sot ruhen me fantaizëm e kujdes nga Alda.

 

Vogëlushja me emrin Suela nuk heziton t’i thotë mësuese Saltjanës se e do më shumë se të gjitha mësueset e tjera, nuk heziton as t’i nënrendisë ankesat ndërsa mes rreshtash letra bëhet edhe më prekëse, kur Suela i uron mësueses të shërohet sa më shpejt.

LETRA SI MË POSHTË:

“E dashur mësuese Saltjana, më ka marrë malli shumë për ty. Kemi shumë kohë pa u parë. Kur do të vish të më takosh në klasë?! Unë të dua shumë më shumë se mësueset e tjera të të gjithë shkollës. Ti ke qenë mësuese shumë e mirë për mua. Kur ishe ti ne ishim shumë të urtë por tani që ka ardhur mësuesja e re që quhet Silvana, ajo çdo ditë kur kemi fiskulturë na nxjerr. Por unë s’mund ta duroj këtë shkollë sepse kam ankesa si: karriget e prishura, klasa që është para nesh e bën vendin me letra, ndonjëherë gjejmë bankat e thyera. U shërofsh sa më shpejt.

Unë të dua shumë!

Nga Suela “

letra.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05250883102417
array(1) { ["section"]=> string(90) "letra-prekese-e-vogelushes-per-mesuesen-qe-nuk-jeton-me-sherohu-sa-me-shpejt-e-plote-71029" }