Letra që po bën xhiron e botës, një 13 vjeçar i ka shkruar mësueses së tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:32 10-03-2015 Letra që po bën xhiron e botës, një 13 vjeçar i ka shkruar mësueses së tij

Kjo letër po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe është shpërndarë qindra-mijëra herë në Twitter. Është një letër që një djalosh i ka shkruar mësueses së tij e cila e ka qortuar se ka folur në orën ë mësimit. Në vend që të lutej për falje, djali 13-vjeçar nga Aberdeen në  Oldmachar Academy ,  tha se nuk i vinte fare keq që kishte  folur me mikun e tij për disa sekonda gjatë orës së gjermanishtes në  klasë “

Letra është postuar nga vëllai i 13-vjeçarit i cili i bashkangjiti shënimin “Vëllai im duhej t’i kërkonte falje mësueses por shikoni se ç’ka shkruar ai...”

“Unë ktheva kokën për të folur disa sekonda shokun tim. Unë nuk isha duke folur vazhdimisht.

Gjithashtu, të gjithë të tjerët po flisnin dhe përfitova nga rasti për të folur pak sekonda me shokun.

Nuk mendoj se kjo është e drejtë dhe nuk më vjen keq. Unë i kam bërë detyrat . Mua nuk më pëlqen gjermanishtja.

Doja të shkruaja edhe disa rreshta por nuk kam ç’them më veçse të të tregoj se dje për drekë hëngra patate të skuqura”.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030369997024536
array(1) { ["section"]=> string(78) "letra-qe-po-ben-xhiron-e-botes-nje-13-vjecar-i-ka-shkruar-mesueses-se-tij-5467" }