Levandovski dhe Milik marrin për dore Poloninë

Publikuar tek: sport, më 19:32 12-06-2016 Levandovski dhe Milik marrin për dore Poloninë

Rikthimi pas 30 viteve në Europian i Irlandës së Veriut nuk është bërë në mënyrën më të mirë, por janë kthyer me humbje. Goli i Milik në minutën e 51 i jep tri pikët e para në grup Polonisë, e cila e zotëroi këtë takim nga minuta e parë deri tek e fundit. Fitore e merituar e skuadrës së Levandovskit & Co., e cila u jep siguri për vazhdimësinë në Europian.

Poloni — Irlanda e Veriut

Formacionet

Polonia: Szczesny, Pazdan, Jgdrzejczyk, Mgczyn'ski (Jodlowiec 78'), Milik, Levandovski, Krychoviak, Glik, Bfaszczykovski (Grosicki 80'), Piszczek, Kapustka. Trajner: Adam Navalka Skema: 4-4-2

Irlanda e Veriut: McGovern, C. McLaughlin, Ferguson (Washington 66'), McAuley, J. Evans, Baird (Ward 76') , S. Davis, K. Lafferty, Norud, McNair (Dallas 46'), Cathcart.

Trajner: Michael O'Neill

Skema: 4-5-1 Gjyqtarë: 0.H*gan, O.Sovre, S.Gheorghe (Rumani)

Kartonë të verdhë: Kaputska 65' / Cathcart 69', Piszczek 89'

Stadiumi: "Stade de Nice”

Pjesa e parë — Polonia dhe Irlanda e Veriut kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë, por potencialisht dhe financiarisht polakët janë më të fortë se irlandezoveriorët. Kjo vihet re qartësisht edhe në fushën e lojës, ku të udhëhequr nga Levandovski, polakët krijojnë raste të njëpasnjëshme dhe dalin më shpesh përpara portës. Në minutën e 31 Milik i drithëron të gjithë, del i vetëm përpara portierit McGovern, por gjuan jashtë. Sa iu përket rasteve për shënim, deri në minutën e 35 Polonia regjistron 8 raste, kundrejt 0 të Irlandës së Veriut. Megjithatë, më i rëndësishmi, rezultati, mbetet ende i pandryshuar.

Pjesa e dytë — Irlanda e Veriut mbrohet mirë edhe me fillimin e pjesës së dytë, por dorëzohet në minutën e 51, ku Blazhikovski jep një asist për Milik, i cili këtë herë nuk fal dhe e dërgon sferën në rrjetë, duke çuar peshë të gjithë tifozët polak në stadiumin e Nicës. Reagimi i Irlandës së Veriut është mjaft i dobët edhe pas pësimit të golit, ndërsa polakët nuk ndalen, duke kërkuar që të regjistrojnë golin e dytë. Në minutën e 69 Blazhikovski lëshon një gjuajtje të fortë drejt kuadratit, por pa arritur që të gjejë rrjetën. Vetëm në minutën e 76 irlandezoveriorët shijojnë një gjuajtje në portë. Është Lafferty që gjuan drejt portës, por pa mundur të shënojë. Deri në përfundim Polonia ruan ritmin, ndërsa e mbyll ndeshjen me fitore, duke siguruar tri pikët e para në grup.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anglezët kalojnë çdo kufi, vrapojnë nudo në rrugët e Marsejës
Shqipëri-Zvicër tërhoqi edhe vëmendjen e Jose Mourinho »
Article Logic
Execution time: 0.020894050598145
array(1) { ["section"]=> string(52) "levandovski-dhe-milik-marrin-per-dore-polonine-43288" }