Lëvizja e papritur e Ramës një ditë pas thirrjeve të Bashës për destabilitet (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:28 25-02-2017 Lëvizja e papritur e Ramës një ditë pas thirrjeve të Bashës për destabilitet (FOTO)

Një ditë pas thirrjeve të kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha për ‘luftë’, kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur.

Kryeministri ka ndryshuar foton e profilit në llogarinë e tij në ‘Facebook’ dhe shfaqet me kënvështrim ndryshe nga ai i mëpërparshmi. Me sytë nga krahu i djathtë dhe me një buzëqeshje disi ironike Rama duket sikur po i  përgjigjet opozitës lidhur me deklaratat e një dite më parë.

Vetëm disa ditë më parë Rama quajti qesharak qëllimin e protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme teksa shtoi se qëllimi i vërteë i protestës është pengimi i reformës në drejtësi.

Kreu i opozitës vetëm një ditë më parë nxiti protestuesit të marrin akte dhune ndaj qeverisë, ku me tone të larta tha:

“Doni luftë, luftë do ketë! Nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur dhe ju bëj thirrje të merrni përgjegjësitë. Qëllojini ata me grushte, anë e mbanë Shqipërisë për çdo padrejtësi, reagoni! Tërhiqini zvarrë ata. Koha kur populli trajtohet si dele po merr fund. Tërheqje nuk ka, kjo është kauza se ne do ta fitojmë”.

edi2.jpgedi3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16670513153076
array(1) { ["section"]=> string(87) "levizja-e-papritur-e-rames-nje-dite-pas-thirrjeve-te-bashes-per-destabilitet-foto-69899" }