“Lëvizja” e rradhës e PD, ja çfarë po planifikon më 17 dhjetor

Publikuar tek: politike, më 17:23 12-12-2015 “Lëvizja” e rradhës e PD, ja çfarë po planifikon më 17 dhjetor Lulzim Basha, kreu i PD

Partia Demokratike nuk do të mjaftohet me protestën e 8 dhjetorit. Ajo ka një tjetër “lëvizje” që mesa duket pret ta jetësojë para festave të fundvitit.

Partia e djathtë me në krye Lulzim Bashën do të mbajë një protestë tjetër masive më 17 dhjetor para Parlamentit. PD ka zgjedhur pikërisht ditën e enjte, kur Parlamenti shqyrton buxhetin në Kuvend.  Mësohet se kryetari Basha është duke zhvilluar takime me të gjithë krerët e degëve të PD në Tiranë pikërisht në funksion të kësaj proteste detajet e së cilës pritet të zbardhen në ditët në vazhdim, ndërsa mësohet se po planifikohet edhe një tjetër protestë më 31 dhjetor.

Kujtojmë se opozita synon të rrëzojë qeverinë Rama-Meta me qëllim ngritjen e një qeveri teknike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023969173431396
array(1) { ["section"]=> string(65) "levizja-e-rradhes-e-pd-ja-cfare-po-planifikon-me-17-dhjetor-27602" }