Lëvizja Mjaft numëron premtimet e pambajtura të Ramës, nga 27 janë përmbushur plotësisht vetëm 4

Publikuar tek: politike, më 17:57 22-12-2015 Lëvizja Mjaft numëron premtimet e pambajtura të Ramës, nga 27 janë përmbushur plotësisht vetëm 4

Organizata jo-qeveritare Mjaft ka numëruar të gjitha premtimet ekeltorale të pambajtura nga kryeministri Edi Rama.

Sipas përllogaritjes së Mjaft, nga 27 premtime gjatë fushatës janë përmbushur plotësisht vetëm 4 premtime.

Një nga premtimet që qeveria ka dështuar ta përmbushë është hapja e 300,000 vendeve të reja të punës, që sipas zëdhënësit të Mjaft, Aldo Merkoçi, janë krijuar rreth 40,000.

Rama gjithashtu ka dëshrtuar të rimarrë kontrollin e pasurive që kishin qenë konsideruar të privatizuara gabim, ose të shpëtojë ekonominë nga monopolet.

Ndër dështimet e tjera të renditura nga Mjaft është reforma gjyqësore dhe marrja e masave të forta kundër të korruptuarve të nivelit të lartë nga qeveria e shkuar. Mjaft thotë se një nga premtimet që është përmbushur plotësisht është sistemimi i situatës së energjisë elektrike në vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj kundër rritjes së çmimit të biletave: Nuk është negociatë me terrorista, 70 lekë nuk bëhet
Ambasadori Donald Lu tregon se kush i trembet Reformës në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.024590969085693
array(1) { ["section"]=> string(101) "levizja-mjaft-numeron-premtimet-e-pambajtura-te-rames-nga-27-jane-permbushur-plotesisht-vetem-4-28355" }