Lëvizja ‘’Mjaft’’: Qeveria Rama, nga 25 premtime ka mbajtur vetëm 6

Publikuar tek: politike, më 18:43 18-01-2015 Lëvizja ‘’Mjaft’’: Qeveria Rama, nga 25 premtime ka mbajtur vetëm 6 Edi Rama në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013

 

Lëvizja ‘’Mjaft’’ ka kaluar në sitë punën e deritanishme të qeverisë Rama, duke e krahasuar me premtimet e bëra në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Deri më tani janë realizuar plotësisht vetëm 6 premtime.

 

“U  identifikuan 25  premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para. Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen si të pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara.”, bën të ditur në mënyrë të përmbledhur lëvizja ‘’Mjaft’’.

 

Në listën e premtimeve të realizuara nga qeveria ‘’Mjaft’’ rendit reformën territoriale, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ulja e moshës së pensionit të minatorëve nga 60 vjeç në 55 vjeç dhe pensionet në përgjithësi si dhe moskrijimi i mëtejshëm I borxheve të shtetit ndaj biznesit.

 

Peshorja anon nga ana e premtimeve të parealizuara ende të qeverisë. Në to renditen: ulja e çmimit të energjisë, kthimi në shërbim të publikut të TVSH-së dhe ATSH-së, goditja e monopoleve, goditja e të korruptuarëve në institucione, pensionet për policët e rënë në detyrë, formalizimi i ekonomisë, drejtësia, kontrolli i pasurive kombëtare, legalizimet, shëndetësia falas, arsimi, lufta ndaj trafikut dhe krimit dhe hapja e 300 mijë vende pune.

 

Kurse mesin e artë e mbajnë premtimet e realizuara pjesërisht, ndër të cilat ‘’Mjaft’’ përmend: toponimet e emigrantëve, normalizimin e sektorit energjetik, shlyerjen e borxheve të punëve publike, legalizimet, arsimin, produktet ‘’Made in Albania’’ si dhe luftën ndaj krimit dhe trafiqeve. Ende 2 premtime të qeverisë Rama, sipas lëvizjes ‘’Mjaft’’, mbeten të pamatshme për publikun: punësimi me meritokraci dhe rimbursimi i TVSH-së për bizneset.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shano i PD-së: Fatos Nano, njeriu i duhur për socialistët
VENDORET/ Fatmir Mediu: ‘’Agron Duka për Durrësin’’ »
Article Logic
Execution time: 0.018872022628784
array(1) { ["section"]=> string(56) "levizja-mjaft-qeveria-rama-mat-punen-e-qeverise-rama-885" }