Lëvizja suprizuese, gazetarja e njohur disa ditë më parë në çadrën e Bashës, sot firmos për partinë e Blushit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:56 07-03-2017 Lëvizja suprizuese, gazetarja e njohur disa ditë më parë në çadrën e Bashës, sot firmos për partinë e Blushit

Disa ditë më parë, fjalimi i gazetares Sonila Meço nga “çadra e lirisë” së opozitës bëri bujë në media dhe mori duartrokitjet e të gjithëve.

Por sot gazetarja bën një lëvizje suprizuese duke shprehur mbështetjen për LIBRA-n, partinë e Ben Blushit.

Meço ka firmosur listën që do i dërgohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Sonila Meço firmos LIBRA në zgjedhje”, shkruan me krenari Blushi.

KQZ i ka kërkuar LIBRA-s të dorëzojë firmat e 5 mijë anëtarëve, ndonëse ajo përfaqësohet nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi dhe me ç’duket, gazetarja e njohur e ka parë të drejtë që të japë mbështetjen e saj në këtë betejë të partisë së re të Blushit.

Lexo edheDy gazetarë firmosin gjatë emisionit për LIBRA-n e Blushit, por një tjetër i ftuar refuzon publikisht

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029512166976929
array(1) { ["section"]=> string(113) "levizja-suprizuese-gazetarja-e-njohur-disa-dite-me-pare-ne-cadren-e-bashes-sot-firmos-per-partine-e-blushit-71089" }