Lëvizjet, Antoneta Dhima dhe Bujar Çela zëvendësojnë Subashin e Bufin në Parlament

Publikuar tek: politike, më 12:28 10-04-2015 Lëvizjet, Antoneta Dhima dhe Bujar Çela zëvendësojnë Subashin e Bufin në Parlament Antoneta Dhima dhe Bujar Çela

Deputetët Armando Subashi dhe Majlinda Bufi do të zëvendësohen nga Bujar Çela dhe Antoneta Dhima. Dy deputetët e qarkut të Fierit, Subashi dhe Bufi do të kandidojnë tashmë për PS-së në Bashkitë e Fierit dhe Rroskovecin.

Sipas listët së paraqitur në KQZ, para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, pas tyre vijnë Bujar Çela dhe Antoneta Dhima. Bujar Çela është aktualisht kreu i PS-së së Lushnjes, ndërkohë që Antoneta Dhima është drejtoresha e spitalit të këtij qyteti.

Deputeti Erjon Braçe konfirmoi emrat e Armando Subashit për Bashkinë Fier Majlinda Bufit për Rroskovecin.

“Së pari dy zonja, Z.Majlinda Bufi për në Rroskovec, një nga ekspertet më të mira, së dyti Rajmonda Balili që është aktualisht kryetarja në detyrë e Patosit. Për Fierin, Armando Subashi, qoftë në ekspertizën që disponon qoftë në marrëdhëniet me komunitetin. Për Lushnjen rikandidon Fatos Tushe me objektiva të realizuara për aq mundësi sa pati me ndryshimin e pushteteve se qeveria e mëparshme as nuk e kishte në prioritet. Në bashkinë e Divjakës Fredi Kokoneshi. Do kenë të rëndësishme reformën administrative për t’u dhënë jetë këtyre njësive, por për t’u dhënë qytetarëve shërbimin maksimal.”, deklaroi Braçe.

QARKU FIER-Lista për deputetë 2013

1.Gramoz Ruçi

2.Erjon Braçe

3.Eglantina Gjermeni

4.Ilirjan Celibashi

5.Armando Subashi

6.Arben Cuko

7.Pirro Lutaj

8.Majlinda Bufi

9.Ervin Koci

10.Anduel Xhindi

11.Bujar Cela

12.Xhevit Bushi

13.Artur Cobani

14.Adelina Rista

15.Antoneta Dhima

16.Lindita Buxheli

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klosi: Në Durrës rikandidojmë Dakon, bisedime me PDIU-në për Adrian Kokomani në Shijak
Zyrtarizimi i kandidatëve, Rama takim me deputetët e kandidatët e qarqeve »
Article Logic
Execution time: 0.20705389976501
array(1) { ["section"]=> string(86) "levizjet-antoneta-dhima-dhe-bujar-cela-zevendesojne-subashin-e-bufin-ne-parlament-8352" }