Lëvizjet e fshehta dhe strategjitë e policisë, Çako jep porositë nga Vlora. Pritet përplasje e fortë me krimin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:17 05-10-2017 Lëvizjet e fshehta dhe strategjitë e policisë, Çako jep porositë nga Vlora. Pritet përplasje e fortë me krimin

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes është rikthyer një debat i nxehtë për kriminalitetin në vend, debat që kulmoi me deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili denoncoi rrjetin e 4 klaneve dhe 20 familjeve mafioze që sipas tij sundojnë Shqipërinë.

Policia nisi pak kohë më parë një fushatë për sekuestrimin e pasurive të krimit. I koduar “Vjeshtë 2017’, ky aksion që u iniciua nga kryeministri Edi Rama para se krimi të bëhej tema e ditës në media dhe parlament, kulmoi në përplasjen e policisë me bandat mafioze në qytetin e Elbasanit.

U pasua me deklaratën e Donald Lu dhe me një reagim të menjëhershëm të policisë për goditjen, këtë herë jo të burimeve financiare, por të individëve me precedentë penal.

Dy super aksione u finalizuan me arrestime; në Durrës ranë në prangat e bluve dy të dyshuar si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”, ndërsa në Elbasan u arrestua personi i dyshuar si shofer i Audit që përplasi makinën e policisë.

Vlora, shenjestra e rradhës e policisë

Newsbomb.al mëson se sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka qenë në qytetin e Vlorës, ku në një takim me strukturat e policisë së këtij qyteti ka analizuar situatën kriminale.

Burime i thanë Newsbomb.al se Çako dha porosi dhe detyra për një plan të studiuar dhe konkret për goditjen e grupeve kriminale.

“Identifikoni asetet e paligjshme dhe shtoni punën në sekuestrimin e tyre”, mësohet të ketë thënë Çako.

Po të njëjtat burime i thanë Newsbomb.al se theks i veçantë u vu tek bashkëpunimi i të gjithë strukturave të policisë dhe agjensive ligjzbatuese për rezultate të prekshme të shpejta. /Newsbomb.al

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Hoxha: Deri në 2015, fisi Çapja ishin mbretërit e Elbasanit. Ja zanafilla e hasmërisë me bandën rivale
Tmerr në Pukë! Qytetarët dalin vazhdimisht në orën 22:00 të natës »
Article Logic
Execution time: 0.0048139095306396
array(1) { ["section"]=> string(114) "levizjet-e-fshehta-dhe-strategjite-e-policise-cako-jep-porosite-nga-vlora-pritet-perplasje-e-forte-me-krimin-94877" }