Thënia më e re e Nard Ndokës për lëvizjet në Kuvend: Ngjitet Idrizi, ulet Dule!

Publikuar tek: politike, më 09:35 22-05-2015 Thënia më e re e Nard Ndokës për lëvizjet në Kuvend: Ngjitet Idrizi, ulet Dule!

Pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit në pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit dhe dorëheqjen e Vangjel Dules ka reaguar kreu i PDK-së Nard Ndoka. Sipas tij këto lëvizje  cënojnë rëndë imazhin ndërkombëtar të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndoka përveç rezervave për përfaqësimin minoritar, hap edhë një kauzë tjetër atë të përfaqësimit  fetar, sipas të cilit nga kjo rrogadë  krijohen disballanca fetare.

“Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! 'Islamizohet' më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimës të tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (vërejtur kohët e fundit në radhët e para në xhami duke u falur). Dorëheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorëheqje morale dhe politike, që vështirëson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin ndeërkombëtar dhe përfaqësimin real të deputetëve në Kuvend, ballancat fetare të ruajtura me kujdes ndër vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit. 'Kauza' për çeshtjen çame po kthehet në një problem provokues për bashkjetesën fetare dhe përfaqësimin e minoriteteve në institucione!”, shkruan Ndoka në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhen ministrat e Jashtëm të Ballkanit, mungon ministri grek Kotzias
Shehu: Parlamenti është kthyer në “Deputeto Mercatos”, "partiçkat" s'respektojnë votën e elektoratit »
Article Logic
Execution time: 0.054510116577148
array(1) { ["section"]=> string(78) "levizjet-ne-kuvend-thenia-me-e-re-e-nard-ndokes-ngjitet-idrizi-ulet-dule-11713" }