Leximi i një libri për disa orë gjatë javës të zgjat jetën me dy vjet

Publikuar tek: kulture-art, më 16:53 11-08-2016 Leximi i një libri për disa orë gjatë javës të zgjat jetën me dy vjet

Një studim i ri nga Universiteti i Yale-s ka gjetur se njerëzit të cilët lexojnë rregullisht libra jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë se ata që nuk lexojnë.

Sipas kërkimit të publikuar në revistën Shkencat Sociale dhe Mjekësia, shpenzimi i disa orëve në javë për të lexuar është një faktor i rëndësishëm për rritjen e jetëgjatësisë tuaj.

Duke analizuar të dhënat nga një grup prej 3,635 personash, studiuesit i ndanë ata në tre kategori

1. Ata që nuk lexojnë fare

2. Ata që lexojnë 3.5 orë në javë ose më pak

3. Ata që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë

Studimi u rregullua duke marë në konsidetarë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësi si gjinia, raca, arsimi, pasuria, gjendja martesore dhe depresioni. Përfundimi ishte se ata që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë kanë më pak gjasa të vdesin se pjesëmarrësit në grupet e tjera.

Studiuesit arritën në konkluzionin se sa më shumë që një person lexon, aq më shumë përfitime shëndetësore merr.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Lame publikon FOTOT e projektit në Pogradec por mendjen e ka te bunkeri i Tiranës: Si ta shpëtojmë?
Shpëtim Saraçi flet ‘’pa doreza’’ për sëmundjen që kaloi dhe premtimin e drejtuesit të ‘’Top Channel’’ që e ‘’shpëtoi’’ »
Article Logic
Execution time: 0.03684401512146
array(1) { ["section"]=> string(75) "leximi-i-nje-libri-per-disa-ore-gjate-javes-te-zgjat-jeten-me-dy-vjet-49457" }