Lezha mbetet pezull, flet Ndrec Dedaj: Nuk dorëhiqem

Publikuar tek: politike, më 08:52 10-09-2015 Lezha mbetet pezull, flet Ndrec Dedaj: Nuk dorëhiqem

Ditën e djeshme kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Lezhë, i shoqëruar nga ministrat Cani, Kodheli e Nikolla si dhe ish-deputeti Arben Ndoka i cili u dorëhoq ditën e hënë.

Ndërkohë kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj u përfol se do të jepte dorëheqjen nga mandati për t’iu bashkuar Grupit Parlamentar Socialist, duke zëvendësuar kështu Ndokën.

Por vetë Dedaj e ka mohuar një gjë të tillë.

“T’ju  them të drejtën po ndjek shkrimet që po dalin në media. E vërteta është se nuk më ka kërkuar njeri për mandatin e deputetit. Populli i Rrëshenit më ka votuar si kryebashiak dhe jam i vendosur të vazhdoj në këtë detyrë”. Ka thënë Ndrec Dedaj për JavaNeës.

Siç raportohet në media, Rama ka urdhëruar ngritjen e grupeve të punës dhe organizimin e strukturave vendore ndërsa sapo ka shkarkuar edhe kreun e PS Lezhë Albert Çuko.

Në takim ka munguar Eduard Ndocaj i cili nuk i ka patur punët mirë më Ramën. Ndrecaj e ka akuzuar kryeministrin më herët si “bukëshkalë” pasi nuk e kandidoi për kryebashkiak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD vijon të kërkojë dorëheqjen e Metës: Iu imponua CEZ-it për Ismailajn
Nuk ndalet qeveria, betonieret në zemër të Parkut të Tiranës për kompleksin e ri gjyqësor »
Article Logic
Execution time: 0.024462938308716
array(1) { ["section"]=> string(56) "lezha-mbetet-pezull-flet-ndrec-dedaj-nuk-dorehiqem-20413" }