Lezha shqetëson Ramën? Shkon me ministrat e tij për takimin me strukturat, merr edhe Ndokën

Publikuar tek: politike, më 16:16 09-09-2015 Lezha shqetëson Ramën? Shkon me ministrat e tij për takimin me strukturat, merr edhe Ndokën Kryeministri Rama dhe ish deputeti Ndoka gjate fushates se zgjedhjeve lokale

Pas dorëheqjes së deputetit Arben Ndoka, Rama sot është nisur në Lezhë i shoqëruar nga ministrat Cani, Kodheli, Nikolla dhe  drejtoresha e Tatimeve, Shehaj. Siç mësohet, Rama është i shoqëruar edhe nga ish-deputeti Ndoka.

Ndonëse thuhet se qëllimi i vizitës së Ramës atje është kontrolli për luftën kundër informalitetit, gjë për të cilën kryeministri ka marrë edhe Shehajn me vete, në fakt ajo që e shqetëson realisht kryeministrin e vendit është situata politike krijuar në Lezhë pas dorëheqjes së deputetit Ndoka dhe arrestimit të Prengës pas ngjarjes në Laç.

Rama mësohet se ka thirrur strukturat e Partisë në një takim që pritet të fillojë pas disa minutash dhe që me shumë gjasë do të ketë në qendër pikërisht dorëheqjen e Ndokës dhe ardhjen në vend të tij të deputetit Eduard Ndrecaj.

Arben Ndoka dha dorëheqjen si deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë ditën e hënë, dorëheqje të cilën e sqaroi përmes një letre të gjatë ku bënte me dije motivet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbreteresha Elizabeth më jetëgjata në histori, e uron Presidenti Nishani
Duçka jep dorëheqjen nga posti i zv/ministrit, Rama pranon kërkesën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.029455184936523
array(1) { ["section"]=> string(95) "lezha-shqeteson-ramen-shkon-me-ministrat-e-tij-per-takimin-me-strukturat-merr-edhe-ndoken-20376" }