Lezhë, Rama: Si të përfitoni fonde për agroturizmin, 100 fshatrat e para që do preken nga rilindja rurale

Publikuar tek: politike, më 18:06 12-01-2018 Lezhë, Rama: Si të përfitoni fonde për agroturizmin, 100 fshatrat e para që do preken nga rilindja rurale

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka treguar vendimet e marra në favor të zhvillimit të agroturizmit, infrastukturës dhe zonave rurale.

Rama ka prezantuar programin për agroturizmin dhe mundësinë e financimit të fermerëve me fonde nga qeveria apo Bashkimi Europian, pasi të pajisen me çertifikatë.

100 fshatrat e para që do përfitojnë nga programi i rilindjes rurale janë zgjedhur tashmë, bëri me dije kryeministri, ndër to është edhe Fishta.

Fjala e Ramës:

Morëm një vendim për të stimuluar agroturizmin. Do të stimulojmë më tutje ecurinë pasi këtu potencialet janë të mëdha. Përgatitja e një programi qeveritar për agroturizmin. Jo vetëm kryerje të aktiviteteve të klasifikuara si argoturizëm por edhe të mbështetura nga qeveria, financime të brendshme dhe ato europiane.

Të gjitha subjektet do të pajisen me një çertifikatë të posaçme dhe më tas do të mund të kenë akses në financimet e brëndshme apo edhe të jashtme, të BE-së. Potenciali këtu është i madh.

Javën tjetër do të lançojmë të plotë programin e argo turizmit. Një tjetër vendim është ai për 100 fshatrat ku ne do të stimulojmë zhvillimin rural ku më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër rurale. Fishta është një nga dallëndyshet e para të këtij projekti rural.

Ndërkohë janë vendosur bazat për një sërë projektesh që kanë të bëjnë direkt me qarkun e Lezhës. Projekti më kryesor është ai i rrugës kombëtare Milot- Balldren, dhe me tunelin që mundëson kalimin më në fund nga ai xhepi fallso te shkëmbi, në një epokë të re të transportit në vendin tonë. Më tej aksi i ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën. 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pritën me protesta, Rama ka një mesazh për të rinjtë në Lezhë: I përshëndes...
Gazetarja e Top Channel pyet Ramën për ironinë e fatit, kryeministri: Po të ishin gjërat në rregull, do merresha me pikturë »
Article Logic
Execution time: 0.0046541690826416
array(1) { ["section"]=> string(109) "lezhe-rama-si-te-perfitoni-fonde-per-agroturizmin-100-fshatrat-e-para-qe-do-preken-nga-rilindja-rurale-106347" }