LGBT në shkolla, opinionisti jep ALARMIN: Familja në rrezik, mbroni fëmijët tuaj!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:32 24-03-2018 LGBT në shkolla, opinionisti jep ALARMIN: Familja në rrezik, mbroni fëmijët tuaj! Herion Mesi, opinionist

Është kthyer në qendër të vëmendjes duke ngritur debat e shqetësim në radhët e prindërve, nisma më e fundit e disa OJQ-ve për të dalë nëpër shkolla dhe për të ndërgjegjësuar nxënësit për komunitetin LGBT e që me ç’duket është mbështetur fort edhe nga Ministria e Arsimit e cila ditën e djeshme përmes një komunikate bëri me dije se kjo është një nismë e mbështetur MAS në kuadër të zbatimit të strategjisë për këtë komunitet.

Opinionisti Herion Mesi thotë se familja është në rrezik dhe prindërit duhet të mbrojnë fëmijët e tyre.

– Nga Herion Mesi –

“Një transeksual që shpjegon para të miturve kënaqësinë e eksperiencës së saj/tij biseksuale… është ngacmim seksual ndaj të miturve”- thotë një ish-diplomat që i ka shërbyer Shqipërisë në SHBA. Shkurt përbën vepër penale, nëse ky shpjegim, apo leksion “edukativ” siç e quan Qeveria, i këtij transeksuali është bërë pa miratimin e prindërve të këtyre të miturve.

Ajo që ka ndodhur me gjimnazistët e Tiranës nuk është as më shumë e as më pak se një sulm kimik ndaj popullatës së pambrojtur – nëse do i referohemi ligjeve ndërkombëtare të Luftës. Ky është kontaminim i qëllimshëm i brezit të ri ku në shënjestër është FAMILJA, si i vetmi institucion që ka në dorë pavarësinë e edukimit të një fëmije. Dhe ashtu si të gjithë ata/o prindër që besoj tek institucioni i familjes, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën e edukimit ndaj fëmijës tim.

Nëse do më duhet t’i flas ndonjëherë për këta LGBT-istat, do e di unë ç’t’i them, askush tjetër nuk duhet t’i flasë për ta pa praninë time.

Një pyetje kam për ministren e Arsimit dhe të gjithë ata/o deputetë dhe shtetarë prindër, shumica e të cilëve i kanë shkolluar fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe që sot po mbrojnë LGBT-istat: Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur leksione të tilla? Nëse i kanë ndjekur, sa herë janë njoftuar nga institucioni arsimor përkatës? Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur të tilla leksione pa miratimin e tyre?

Pra në vend që të shpjegojë se ky është aplikim i një programi të huaj, Ministria e Arsimit të sqarojë a janë pyetur prindërit e atyre adoleshentëve për këtë program? Nëse po, të zbardhë diskutimet e bëra me ta dhe të na thotë emrat e të gjithë prindërve! Nëse jo, atëherë gjithkush që ka ndërmarrë një nismë të tillë duhet të japë shpjegime ligjore. Personalisht, nuk dua t’i hyj çështjes moralisht, pasi jam i sigurt që një mesazh i njerëzve të tillë, që gjithmonë na shiten si viktima të padhunuar asnjëherë, nuk vlen!

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen deputeti i PD: Artistët i helmojnë me mollë
Profesori shqiptar jep lajmin e mirë: Po vjen koha e luftës ndaj KANCERIT, eksperimenti doli me SUKSES »
Article Logic
Execution time: 0.022144079208374
array(1) { ["section"]=> string(84) "lgbt-ne-shkolla-opinionisti-jep-alarmin-familja-ne-rrezik-mbroni-femijet-tuaj-114373" }