LGBT në shkolla, reagon zyra e BE në Tiranë: Edhe heshtja është e papranueshme

Publikuar tek: barometri, më 09:00 31-03-2018 LGBT në shkolla, reagon zyra e BE në Tiranë: Edhe heshtja është e papranueshme

Një prej takimeve të LGBT në shkolla

Në debatin lidhur me fushatën e komunitetit LGBT në Tiranë është përfshirë edhe Bashkimi Europian.

Përmes një reagimi nga Zyra e BE-së në Tiranë, bëhet thirrje për mbrojtjen e institucioneve të të drejtave të njeriut. Zyra e BE shprehet se heshtja është po aq e papranueshme sa sulmet e dhunshme.

“Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual. Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre.

Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026993989944458
array(1) { ["section"]=> string(83) "lgbt-ne-shkolla-reagon-zyra-e-be-ne-tirane-edhe-heshtja-eshte-e-papranueshme-115135" }