Liberalizimi i kanabisit/ Shtohen “votat” pro tek PS, Shehu i PD-së kundër

Publikuar tek: politike, më 14:20 21-02-2015 Liberalizimi i kanabisit/ Shtohen “votat” pro tek PS, Shehu i PD-së kundër Deputeti i PS, Vladimir Kosta

Liberalizimi i kanabisit në vendin tonë është duke zgjeruar mbështetësit në radhët e politikës shqiptare. Pas daljes pro të deputetit të PS-së Koço Kokëdhima për këtë çështje, një tjetër deputeti i kësaj force politike i bashkohet idesë për liberalizimin e kanabisit si bimë mjekësore.

Deputeti socialist i Qarkut të Gjirokastrës ,Vladimir Kosta është shprehur për të përditshmen Shekulli se kjo nismë kërkon një mbështetje, pasi ajo do i sillte përfitime si banorëve ashtu edhe shtetit. Sipas Kostës, shteti do të përfitojë të ardhura nga taksat që do u grumbullojë banorëve për ushtrimin e ligjshëm të kësaj kulture mjekësore.

Megjithatë nuk mungojnë reagimet kundër kësaj nisme brenda politikës. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Tritan Shehu e ka konsideruar këtë nismë si një çudi të së majtës sonë. Për Shehun liberalizimi i kanabisit do sillte veçse kriminalitet e degradim, por jo mirëqënie.

Postimi i Shehut në facebook:

Cudirat e te majtes sone nuk kane kufi! Nje tjeter deputet socialist sot kerkon te ashtuquajturin liberalizim te "kanabisit mjekesor"! Kjo sipas tij do te sillte "parajsen dhe mireqenien" ne Shqiperi!

Ne fakt nje "parajse subjektive" mund ta sillte, kur konsumon kanabis cdo gje mund ta perceptosh roze ose mavi! Po me tej vjen vecse " ferri" i droges. Mireqenie mund te sillte per ata qe e zoterrojne nje trafik te tille. Per shoqerine do te sillte vecse kriminalitet e degradim.

Flet per "kanabis mjekesor", dua ta pyes cfare nenkupton me kete terme qe nuk ekziston? Flet per eksperienca te vendeve te tjera, kush, sa jane ne Europe e Bote ata dhe si...?

Italia dhe ate sasi te vogel kanabis qe i nevojitet per nevoja eksperimentale laboratorike, me ligj ja ka deleguar ushtrise se saj per ta prodhuar.

Kjo eshte e verteta, perceptimi i se ciles edhe mund te deformohet nen interesa a faktore te ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Veliaj i harxhoi për dasmë majë kalasë paratë e vogëlushes Pamela
PD: Rama, frymëzues i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe »
Article Logic
Execution time: 0.0041320323944092
array(1) { ["section"]=> string(75) "liberalizimi-i-kanabisit-shtohen-votat-pro-tek-ps-shehu-i-pd-se-kunder-4034" }