Librat e rrallë për Skënderbeun në Bibliotekën e Kongresit

Publikuar tek: kulture-art, më 23:19 03-12-2017 Librat e rrallë për Skënderbeun në Bibliotekën e Kongresit

Grant Harris thotë se sigurisht ka shumë libra për historinë e Skënderbeut të botuar në vitet 1500 dhe 1600 dhe një nga librat e paraqitur këtu është mjaft i rrallë, i vitit 1596.

Skënderbeu u bë një legjendë e vërtetë në Evropën Perëndimore, prandaj për të u botuan aq shumë libra. Për mbrojtjen e Evropës nga turqit, ai njihet si udhëheqës ushtarak i jashtëzakonshëm, raporton Zeri i Amerikës.

Libri, shpjegon Harris, është përkthyer nga varianti frengjisht. Në bibliotekën tonë e kemi edhe botimin origjinal. Por ka një shtesë që nuk është në variantin frengjisht. Është fjala për një sonet të Edmund Spencerit, janë gjithsej 14 vargje me lavdërime për bëmat e Skënderbeut.

Harris paraqet një libër tjetër që është edhe më i vjetër; është i botuar në vitin 1541 nga shtëpia Aldus. Sigurisht, është i shkruar në latinisht, thotë ai. Libri, shpjegon Harris, përmban informacione nga dy autorë, të cilët pothuajse me siguri i bazojnë të dhënat e tyre te ato që ka shkruar Marin Barleti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sonte shansi për të parë “Super hënën”, e fundit për këtë vit (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.016386032104492
array(1) { ["section"]=> string(65) "librat-e-rralle-per-skenderbeun-ne-biblioteken-e-kongresit-101858" }