Librazhdi përmbytet, Taulant Balla kërkon “like” për dasmën e kushërirës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:52 01-02-2015 Librazhdi përmbytet, Taulant Balla kërkon “like” për dasmën e kushërirës

Ndërkohë që lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe banesat e banorëve të qytetit të Librazhdit rrezikohen nga përmbytjet, deputeti i zonës, Taulant Balla kërkon “like” në ‘facebook”.

Alketa Vejsiu, organizon një konkurs për “foto puthjesh më të bukura”, si pjesë të biznesit që ajo drejton. Mesa duket, pjesë e këtij konkursi është bërë edhe kushërira e Ballës. 

Në këto kushte deputeti Balla nuk ka ngurruar të kërkojë ndihmën e miqve të tij për të grumbulluar sa më shumë “like” për kushërirën e tij.

“Ju lutem miqve te mi : Te beni sa me shum like tek kjo foto tek linku poshte,

- Eshte kushurira ime :)

- Beni like sepse eshte nji konkurs per foto puthjesh me te bukura :)

- Beni like qe te fitoje ajo sepse e meriton

* PO PRES SA ME SHUM LIKE , MOS ME ZHGENJENI,

- - - - LIKE BEJENI TEK FOTO , KLIKONI TEK LINKU DHE JEPINI LIKE OK , FALMINDEIRIT :) ”.

Nëse ky postim është bërë nga dora e vetë deputetit atëhere kësaj i thonë: “Librazhdi mbytet, deputeti Balla kërkon “like”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12545490264893
array(1) { ["section"]=> string(74) "librazhdi-permbytet-taulant-balla-kerkon-like-per-dasmen-e-kusherires-2089" }