Libri i Ylli Bufit rimbledh qeverinë e stabilitetit pas 25 vjetësh

Publikuar tek: kulture-art, më 15:46 10-06-2016 Libri i Ylli Bufit rimbledh qeverinë e stabilitetit pas 25 vjetësh

U promovua sot në UET  libri “Në fillimet e Tranzicionit -Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm?”, botim i UET-Press me autor ish-kryeministrin Ylli Bufi.

Qeveria e Stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi e kishte jetëgjatësinë e shkurtër (11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991) por jehonën e gjatë. Kryeministri i kësaj qeverie pas 25 vitesh ka shkruar librin “Në fillimet e Tranzicionit -Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm?”, botim i UET-Press, pjesë e kolanës Scripta Manent.

Gjatë promovimit të tij që u zhvillua sot në ambjentet e Universitetit Europia të Tiranës ishin të pranishëm edhe disa nga ministrat e kësaj qeverie që lindi në kapërcyell të ndarjes nga sistemi komunist dhe ngritjes së pluralizmit në vend. Genc Ruli, Ylli Çabiri, Sabit Brokaj, Nexhmedin Dumani, Vilson Ahmeti, Muhamet Kapllani, etj., u rimblodhën pas 25 vitesh për të kujtuar 6 muajt e punës së bashku, 6 muaj të rëndësishëm, por dhe të çuditshëm, siç i cilësoi Çabiri.

Gjatë fjalës së tyre Ruli dhe Çabiri, dy ish-vartës të Bufit, njëri i Partisë Demokratike dhe tjetri i Partisë së Punës së asaj kohe, vlerësuar librin si kontribut për brezat e ardhshëm dhe për politikën e sotme për të njohur historinë e fillimeve të Tranzicionit.

Ruli e cilësoi atë qeveri si qeveria e armëpushimit mes dy palëve. “Kishim Partinë Demokratike që pavarësisht se kishte marrë 30 për qind të votave nuk ndihej humbëse dhe kishim Partinë e Punës që kishte marrë marrë 70 përqind por nuk ndihej fituese dhe kjo qeveri ishte e vetmja mënyrë për të frenuar kaosin”, tha ai.

Ndërsa Ylli Çabiri duke i veshur dhe nota humori kujtoi modelin e veçantë që përfaqësonte kjo qeveri me pjesëmarrje të gjitha palëve. Sipas tij  gjysmës së kabinetit  i vinin letrat me nënshkrimin ‘Zoti” dhe gjysmës tjetër me nënshkrimin “shoku”, sipas partive përkatëse.

Vetë kryeministri i asaj kohe, protagonist i këtij ritakimi, që sot ishte më shumë njerëzor se sa i lidhur me politikën, Ylli Bufi, tha se shpresonte që me këtë libër ti shërbente politikës së sotme për të reflektuar dhe për të kuptuar më mirë.

Ky botim, pjesë e kolanës Scripta Manent, vjen në kuadër të botimeve mbi Tranzicionin shqiptar, ku janë përfshirë librastudimore, me kujtime dhe publicistikë nga studiues ose aktorë të drejtëpërdrejtëtë kësaj periudhe, si Preç Zogaj, Servet Pëllumbi, Spartak Ngjela, Adrian Civici, etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agim Hushi promovim të jashtëzakonshëm Shqipërisë, shkon në destinacionet e bukura dhe takon njerëz të mëdhenj (FOTOT)
Në Perros Guirec, krahas futbollit prezantohet Shqipëria turistike »
Article Logic
Execution time: 0.063705921173096
array(1) { ["section"]=> string(72) "libri-i-ylli-bufit-rimbledh-qeverine-e-stabilitetit-pas-25-vjetesh-43101" }