Lidhjen 5 vjeçare e quan “kapitull të mbyllur”, Floriana Garo flet për dashurinë e re: Kam gjetur personin…(VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:59 11-03-2017 Lidhjen 5 vjeçare e quan “kapitull të mbyllur”, Floriana Garo flet për dashurinë e re: Kam gjetur personin…(VIDEO)

Që pas ndarjes nga i dashuri me të cilin ka kaluar 5 vite, Floriana Garo ka folur për lidhjen e saj aktuale.

Në një intervistë për “Express Rozë” ajo është shprehur se ditëlindjen e saj e ka festuar në një udhëtim privat në Marok ku ishte vetëm me të dashurin e saj. “Ishte një udhëtim më privat, dhe zgjodha ta kaloj me të dashurin tim”, është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se kjo lidhje vazhdon prej muajsh dhe se po e shijon lumturinë që i fal kjo lidhje, por ende nuk dëshiron ta bëjë publike. “Mund të them që kam gjetur një njeri që më përshtatet”, ka thënë ajo.

Ndërsa për ish-in e saj ajo shprehet se historia me të është një kapitull i mbyllur.

“Ka qenë një lidhje që unë vlerësoj, një pjesë e rëndësishme e jetës sime me një njeri që e kam dashur… por kjo ndodh. Është kapitull që është mbyllur dhe unë i uroj më të mirat" ,-u shpreh Floriana. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01868200302124
array(1) { ["section"]=> string(114) "lidhjen-5-vjecare-e-quan-kapitull-te-mbyllur-floriana-garo-flet-per-dashurine-e-re-kam-gjetur-personin-video-71543" }