“Lidhjet kritike”, Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria e fundit në rajon, më dobët investimet e huaja

Publikuar tek: ekonomi, më 16:50 05-09-2018 “Lidhjet kritike”, Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria e fundit në rajon, më dobët investimet e huaja

Banka Botërore ka publikuar një raport ditën e sotme të quajtur “Lidhjet Kritike: Promovimi i Rritjes Ekonomike dhe Resiliencës në Evropë dhe Azinë Qendrore”.

Raporti analizon ndikimin e llojeve të ndryshme të lidhjeve ndërkombëtare nëpërmjet tregtisë, investimeve, migrimit, komunikimit dhe transportit në zhvillimin ekonomik.

Raporti synon gjithashtu të inkurajojë krijuesit e politikave për të maksimizuar përfitimet ekonomike të këtyre lidhjeve në Evropë dhe Azinë Qendrore.

“Këto lidhje u mundësojnë kompanive të bëhen më produktive duke transferuar njohuritë dhe teknologjinë e tyre”, thotë raporti i fundit i lëshuar nga Banka Botërore.

Në indeksin e përgjithshëm, Shqipëria renditet e 78-ta në botë dhe e fundit në mesin e vendeve të rajonit. Domeni në të cilin Shqipëria ka performancën më të dobët lidhet me investimet e huaja direkte.

Ndërkohë, sfera në të cilën vendi ka performancën më të mirë është teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe linjave ajrore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çregjistrimi i fermerëve, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm: Për çfarë duhet të bëni kujdes
»
Article Logic
Execution time: 0.038785934448242
array(1) { ["section"]=> string(111) "lidhjet-kritike-banka-boterore-publikon-raportin-shqiperia-e-fundit-ne-rajon-me-dobet-investimet-e-huaja-133279" }