Lifeguard Albania: S'kemi pasur asnjë ndihmë nga shteti shqiptar dhe pse ku janë rojet tona s’ka mbytje

Publikuar tek: kulture-art, më 12:39 09-06-2015 Lifeguard Albania: S'kemi pasur asnjë ndihmë nga shteti shqiptar dhe pse ku janë rojet tona s’ka mbytje Lifeguard Albania

Lifeguard Albania është një subjekt juridik që ka një experiencë disa vjeçare në fushën e Rojeve Detare. Zanafilla e saj daton që nga dhjetori i 2006. Ajo është krijuar për të siguruar shërbime mbështetëese për rojet detare në të gjitha pikat turistike të vendit por thotë se nuk ka patur mbështetje nga shteti shqiptar.

“Që nga formimi i qendrës e deri më sot nuk kemi patur asnjë ndihmë nga Shteti Shqiptar edhe pse puna jonë ka qenë me rezulltate të larta, nga fakti që, ku ka pasur roje të Lifeguard Albania nuk ka patur mbytje”, thotë Lifeguard Albania.

“E vërteta është se sot duan të marin kopetencat për këtë sherbim njerëz që nuk kanë lidhje me detin. Ishte detyre e Komunave dhe Bashkive për ruajtjen e bregdetit të tyre dhe asnjë intitucion tjetër nuk pergjigjet”, denoncon qendra Lifeguard

Lifeguard Albania ofron sherbimet e veta pranë bashkive bregdetare sipas nevojave që ata prezantojne duke realizuar kështu një nga kërkesat bazë të sigurisë së jetes për pushuesit vendas e të huaj si dhe plotëson standartet perendimore në drejtim të turizmit detar. Kjo qendër duke patur parasysh vakumin ligjor është përpjekur nëpërmjet bashkëpunimit me pushtetin vendor të ushtrojë aktivitetin e saj në disa zona si Durrës, Sarandë, Lukovë  apo Ksamil.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi i Natasha Lakos: Margarita Xhepa u trondit kur nuk e dëgjoi emrin tim midis grave poete
Rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit, Nishani dhe Basha në Mitrovicë por mungon Rama e Meta »
Article Logic
Execution time: 0.0077469348907471
array(1) { ["section"]=> string(108) "lifeguard-albania-s-kemi-pasur-asnje-ndihme-nga-shteti-shqiptar-dhe-pse-ku-jane-rojet-tona-s-ka-mbytje-13098" }